E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni i ri nis me ndryshime, per parandalimin e dhunes

Aranit Muraci
Federata Shqiptare e Futbollit do t'i nenshtrohet disa ndryshimeve thelbesore ne strukturat e saj, para fillimit te sezonit te ri futbollistik. Drejtuesit me te larte te FSHF-se shprehen se ndryshimet jane planifikuar qe te ndodhin duke filluar nga sezoni i ri dhe ne vijim, me qellim qe futbolli yne te kete me teper rritje te cilesise dhe progres ne te ardhmen. Ndryshimet e planifikuara jane diskutuar ne mbledhjet e fundit te FSHF-se. Por ato jane propozuar edhe nga disa drejtues te klubeve tona te futbollit, gjate sezoneve te fundit. Problemet dhe kontestimet e klubeve ne adrese te gjyqtareve, apo dalja jashte kontrollit e lojes se futbollit ne shume momente, ku jane shfaqur edhe akte dhune ka vene ne levizje FSHF-ne, qe te marre disa nisma te tjera organizative, me qellimin qe vitin tjeter gara te jete me e forte. Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se, Eduard Prodani ka theksuar se keto ndryshime do te behen per te ndrequr disa nga problemet e fundit qe mbizoterojne ne futbollin shqiptar. Prodani eshte shprehur se kjo gje nuk ka te beje me krijimin e komisionit te Kategorise Superiore. "E gjithe struktura e Federates Shqiptare te Futbollit do te adoptohet, si dhe do te permiresohet ne te ardhmen, - theksoi Prodani - ne po mendojme per nje forme me te pershtatshme organizimi ne te ardhmen, qellimi i se ciles do te jete funksionimi me i mire dhe perballimi i duhur i sfidave dhe objektivave qe federata i ka vene vetes. Pas zgjedhjeve te fundit, FSHF ne mandatin e saj 4-vjecar, qe siguroi nga mbledhja e Asamblese, synon qe te mbaje premtimet me organizimin e fundit. Sektori i garave, dhe brenda tij sektori i arbitrave do t'i nenshtrohen ketij procesi." Sipas Eduart Prodanit, ndryshimet e ardhshme ne Superiore nuk kane te bejne shume me Komisionin e Kategorise Superiore.

Struktura
Kategoria Superiore perbehet deri tani me 12 skuadra dhe luhet me tre faza. Pavaresisht se titulli kampion kete vit eshte percaktuar me shpejt dhe pak me pare u hodh ideja e ndryshimit te struktures se kampionatit, pra ajo te ndryshohet dhe te kthehet me dy faza dhe me me shume skuadra, pra 16, deri tani nuk ka asnje konfirmim.

Infrastruktura
Ne te ardhmen pritet te diskutohet edhe ne lidhje me infrastrukturen sportive ne vendin tone. Per sezonin e ri do te merren masa parandaluese, pasi ne shume fusha terreni ka qene i papershtatshem. Komisionet ne FSHF do te monitorojne terrenet dhe ne disa prej tyre, qe paraqiten si me problematike, pritet te kete investime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›