E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekembesi i Osama Bin Ladenit

16-09-2010 / The Guardian

Kur Andy Warhol parashikonte qysh ne vitin 1968 se do te vinte nje kohe qe gjithkush mund te behej person me fame boterore brenda 15 minutave ai nuk e kishte zene me goje emrin e pastorit Terry Jones. Ideja qe bota mediatike do te varte fatin e saj ne cdo fjale qe dilte nga goja e nje fanatiku qe nuk vlen as dy kacidhe ndash qe vriste mendjen per te gjetur menyren se si do te digjte 200 kopje te Kuranit ndash eshte groteske sa me ska. Hillary Clinton David Petraeus Robert Gates presidenti i Afganistanit ai i Pakistanit dhe se fundmi edhe presidenti i SHBA-se rane pre e vorbulles mediatike te krijuar nga nje pastor me nje te shkuar te dyshimte dhe me 30 ndjekes te grigjes se tij. Megjithate gjithcka nuk perfundon me kaq. Pastori Jones ka vrare holle mendjen edhe se si do te fluturonte drejt hapesirave njujorkeze per ti dhene mendje edhe imamit Feisel Abdul Reif se a mundet apo nuk mundet dot qe Qendra Islamike te hedhe shtat ne Zero Truall.
Pavaresisht takimit a mos takimit mes dy klerikeve - ku edhe pak para se te gdhinte dita e njembedhjete e shtatorit pastori skermiste fort dhembet se do te digjte Kuranin nese nuk begenisej - demi ishte shkaktuar. Nje protestues u qellua per vdekje pasi nje turme prej 10 mije u mblodh perpara bazes se Natos me trupa ushtarake gjermane ne verilindje te Afganistanit. Mijera muslimane te Indonezise protestuan perpara mjediseve te ambasades amerikane ne kryeqytetin e vendit. Presidenti amerikan e kishte shprehur dhe mbajtur qendrimin e tij me te drejte - pa ngutje e pa vonese - cka beri qe edhe rendesia e pastorit te venitej. Gjithsesi zbehja e imazhit te Amerikes ne Afganistan e Pakistan qe me gjasa do te shtyhet me tej edhe prej rolit qe luajne lsquoaktore te tjere ekstremiste nga radhet e fondamentalisteve kristiane ne vend eshte mese i njemendte. Pastori mund te jete soji me ekstrem qe eshte shfaqur deri me tani por ai eshte njeherazi edhe simptome e nje prirjeje ne rritje qe po ngre krye vecanerisht ne Florida. Ne muajin maj nje xhamie ne Jacksonville i eshte vene bomba ndersa nje xhami ne Jug te Miami-t eshte sulmuar dy here rresht madje ne njeren prej ketyre hereve jane perdorur edhe arme zjarri. Pastori Jones u denua edhe nga Sarah Palin por retorikat anti-islamike kane zene vend fillimisht ne fjalorin e disa politikaneve e kandidateve republikane.
Keshilli i Marredhenieve Amerikano-Islamike CAIR planifikoi te shperndante 200 mije kopje te Kuranit permes nismes Meso mos digj. Zedhenesi i ketij organizmi Ibrahim Hooper beri me dijes se ekspertet e matjes se pulsit te opinionit publik kane dale ne perfundim se kur njerezit mesojne se per cfare gjeje ata hamendesohej te urrenin atehere mesimi i pare qe ata nxene eshte toleranca. Ky eshte nje veprim i drejte edhe pse te duket se synon te ndaloje baticen e radhes. Ne SHBA jetojne rreth 7 milione muslimane e ndoshta asnjeri prej tyre nuk e di mire kete fakt ata jane aq te ndryshem etnikisht e kulturalisht sa ceshte edhe Amerika vete. Ky komunitet eshte tashme kokekembe i integruar. Reagime te tilla qe e vleresojne shamine e kokes si nje simbol i sheriatit nen rrogoz - nese lejohen te vijojne ne menyre te shfrenuar - do ta kthejne kryepermbys vete procesin e integrimit.
Sic eshte raportuar edhe nga faqet e gazetes sone numri ne rritje i muslimaneve qe jetojne ne Amerike qysh ne moshe te pjekur - femijet e te cileve jetojne njelloj si femijet e amerikaneve - po perballet me dallge te larta urrejtjeje dhe po shihet venger ne pervjetorin e nente te sulmeve te Al Kaedes ne Nju Jork e Pentagon. Islamin nuk shihet prej tyre si nje besim fetar por si nje sistem pushtues ndaj qeverisjes e drejtesise ne vend xhamite nuk i vleresojne si qendra kulti por si cerdhe te radikalisteve islamike. Nderkohe politikanet vendas qe gjenden ne prag te nje fushate elektorale po i shtyjne uret kesaj dukurie pa marre parasysh se cfare mund te ndodhe me tej. Pasi ka qendruar pergjate nente viteve ne epruvete ndjesia anti-muslimane ka dale vrullshem ne siperfaqe. Ka ngadhenjyer padituria. Veprimtaret e Tea Party po deshmojne vertetesine e shprehjes shpif shpif se dicka do te mbetet. Tashme ne kokat e 1/5-es se amerikaneve ka zene rrenje fara e dyshimit se presidenti i tyre eshte nje musliman qe nuk e ka nxjerre ende koken.
Nga ana e saj Evropes nuk i mbetet shume per ti dhene mend Amerikes ne kete rrafsh aq me teper kur personi i fundit qe duhej te shkelte token amerikane per te dhene mend se si duhet kundershtuar ngritja e xhamise ne Manhattan eshte vete Gert Wilders udheheqesi i nderkryer anti-Islam i Hollandes. Nese kishte dicka qe Evropa mund ti jepte mend Amerikes ishte ideja se nuk duhej te ndiqte pas shembullin e Hollandes Zvicres Frances e Austrise ne lidhje me kete ceshtje ku secili prej ketyre vendeve dhe gjithnje sipas menyres se tij po tehuajeson shumicen e ketyre komuniteteve tek te cilat sherbimet sekrete te po ketyre vendeve kane varur shpresen per tu mbrojtur nga sulmet e Al Kaedes. Pastori Terry Jones po luan si ska me mire rolin e bedelit per llogari te Osama Bin Ladenit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›