E Diel, 1 Nëntor 2026

Benedikti i XVI i jep fund vizitës në SHBA me një meshë madhështore në Nju Jork

Papa Benedikti i XVI gjatë meshës në stadiumin Janki të Nju JorkutPapa Benedikti i XVI i dha fund vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara me një meshë në stadiumin Janki të bejzbollit në Nju Jork. Me të mbërritur në stadium ai u prit me ovacine të stuhishme nga të pranishmit që valvisnin shami me ngjyrat e Vatikanit, të bardhë dhe të verdhë.

Papa bëri thirrje për unitet mes katolikëve dhe vlerësoi  traditën e lirisë fetare në Shtetet e Bashkuara. Benedikti i XVI foli edhe në spanjisht, duke njohur kështu faktin e rritjes së numirt të spanjsht folësve katolikë në Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg ishte mes politikanëve që morrën pjesë në meshë.  Zoti Blumberg vlerësoi gatishmërinë e Papës për të diskutuar skandalin e abuzimit seksual të kohëve të fundit të Kishës Katolike në Amerikë.

Bendikti i XVI lutet për viktimat e sulmeve terroriste të 11shtatoritMë herët dje, Papa u lut dhe bekoi viktimat dhe ekipet e shpëtimit në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Benedikti i XVI mbajti një ceremoni lutjesh në Manhatan ku ngiheshin dikur Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.  Ai u takua më pas me disa nga ata që mbijetuan dhe me anëtarë të familjeve të viktimave. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›