Një këshill kombëtar këshillues për Ministrinë e Arsimit
Një këshill kombëtar i Arsimit do të këshillojë MASH-in lidhur me politikat që do të ndërrmerren tani e tutje për arsimin parauniversitar. Është një strukture e re e miratuar nga parlamenti në brendësi të së cilës do të ketë përfaqësues të disa ministrive dhe të pushtetit vendor. Më konkretisht këshilli do të jetë një organ që do të mbështesë Ministrinë në formulimin e politikave dhe në zhvillimin e arsimit parauniversitarë. Përkatësisht këshilli i ri, do të luajë rol në krijimin e strategjive dhe programeve kombëtare të arsimit parauniversitar, në reformën aurikulare, për projektbuxhetin dhe mënyrën e shpërndarjes së tij. Sipas zëdhënëses së shtypit së Ministrisë për të gjitha këto kontribute në këshillin kombëtar të arsimit , do të jenë përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, si dhe Ministria e Shëndetësisë, ajo e Mjedisit dhe Ministria e Pushtetit Lokal.