Beneluksi njeh pasaportat kosovare
Qe nga 15 tetori vendet e Beneluksit do te njohin pasaportat e Kosoves, ka bere te ditur Zyra Belge ne Prishtine. Njohja e perbashket nga Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu perfshin te gjitha llojet e pasaportave te leshuara nga Republika e Kosoves. Ne nje komunikate per media, kjo zyre njofton se qe nga muaji gusht ka pranuar aplikacionet e vizave qe kishin baze pasaportat e Kosoves, por deri me tani vizat jane leshuar ne nje aneks te ndare " si deklarate per vize". Qe nga 15 tetori, thuhet ne komunikate, Zyra Belge ne Prishtine, qe perfaqeson edhe Luksemburgun do t'i vendose vizat e ketyre dy shteteve edhe ne pasaporten e Kosoves si dhe do te punoje se bashku me Ministrine e Jashtme te Kosoves jane pajtuar qe te shpejtojne procedurat e dhenies se vizave per zyraret kosovare qe udhetojne per ne Bruksel me ftese te BE-se apo NATO-s.