E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mal i Zi, 34 të plagosur në protestën kundër Kosovës

Rreth 34 persona, mes tyre 23 policë, janë plagosur gjatë protestës së dhunshme që shpërdheu mbrëmë në Podgoricë, kundër pavarësisë së Kosovës. Dhuna shpërtheu pasi protestuesit shmangën barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe filluan të sulmonin policinë me gurë dhe mjete të tjera të rënda. Policia arrestoi 28 demostrues, ndërsa mbajti në mbikëqyrje institucionet kryesore të vendit edhe pas protestës. 

PODGORICE- Rreth 10 mijë qyetarëvë nga Mali i Zi u mblodhën mbrëmë në Podgoricë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës e cila shpalli pavarësinë në shkurt të këtij viti.

Protestuesit kërkuan anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës dhe u konfrontuan me policinë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët shmangën barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe filluan të sulmonin forcat blu me gurë dhe mjete të tjera të rënda.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi janë plagosur 34 persona, mes tyre 23 policë ndërsa 11 të tjerë janë protestues. 28 demonstrues janë arrestuar ndërsa forca të shumta të policisë malazeze kanë vazhduar mbikëqyrjen e institucioneve kryesore të vendit edhe pas protestës.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Jusuf Kallamperovic deklaroi se policia ndërhyri pasi ishte provokuar dhe nxitur nga protestuesit. “Policia patjetër është dashur të reagojë, pasi protestuesit filluan të sulmonin me gurë dhe sende të tjera ndërtesën e Parlamentit dhe ndërtesat përreth”, theksoi Kalamperovic.

Protesta u organizua nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Podgorica zyrtare.

Protestuesit valëvisnin flamuj serb dhe thërrisnin “Kosova është zemra e Serbisë”. Ata kërkonin nga qeveria tërheqjen e menjëhershme të vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Qeveria malazeze njohu pavaresine e Kosoves te enjten e javes se kaluar. Po ne te njejten dite e njohu shtetin e ri edhe parlamenti maqedonas. Serbia reagoi nepermjet perfaqesuesit diplomatik te saj, Jeremic duke nenvizuar se do te marre masa ndaj ketyre dy vendeve. Vendimi ka qene per terheqjen e ambasadoreve te saj nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Nje dite pas njohje se pavaresise se Kosoves nga parlamenti maqedonas, Serbia deboi ambasadorin e Maqedonise nga Beogradi. 
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›