E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski në Hagë për të takuar Johan Tarçullovskin

 

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të udhëtojë sot drejt Hagës për të vizituar Johan Tarçullovskin, ish-oficerin e dënuar maqedonas për krime lufte ndaj shqiptarëve.
Ish-oficeri i lartë i policisë, Tarçullovski u dënua me 12 vjet heqje lirie, për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten, në mars të vitit 2001 gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni. Në këtë cështje u gjykua edhe ish-ministrin e brendshëm, Lube Boshkovski, por më pas Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e shpalli të pafajshëm. Qeveria e Maqedonisë ka marrë nën përkujdesje Tarçullovskin, mbrojtjen e tij dhe familjen.
Ish-Ministri i Brendshëm maqedonas Lube Boshkovski dje paralajmëroi sërish kandidaturën e tij për president të vendit në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë Boshkovski tha se shpresonte që të përfitonte edhe votat e shqiptarëve, edhe pse sic dihet ai ka qenë një nga të akuzuarit kryesor për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në Luboten të Shkupit. Gjithsesi Haga e shpalli të pafajshëm Boshkovskin.
(s.g/Ina/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›