Benfika hyn në Gines, 160 mijë tifozë të anëtarësuar

Skuadra portugeze, Benfika ka hyrë në librin Gines, si klubi me numrin më të madh të anëtarëve. Sipas presidentit të klubit, Luis Felipe Viera skuadra e Lisbonës në datën 9 nëntor ka numëruar 160 mijë e 398 tifozë, të cilët paguajnë rregullisht kuotën e antarësisë. Sipas tij Benfika ka kaluar edhe gjigandin e madh anglez, Mancester Junajtid, i cili ishte i njohur si klubi më i madh në botë me 152 mijë anëtarë. "Sot të gjithë tifozët e Benfikës dhe vecanërisht anëtarët e saj të rregullt duhet të ndihen shumë të lumtur dhe krenar. Qëllimi ynë si drejtues është që ky numër të shkojë deri 300 mijë. Pra u bëj thirrje të gjithë të afërmve dhe miqve të anëtarëve të sensibilizohen e të ndjekin shembullin e tyre", deklaroi Luis Felipe Viera