Bëni si Bruni...merrni një francez të vogël
BERLIN- “Bëni si Karla Bruni, merrni një francez të vogël”. Fraza është shkruar në reklamën e një makine franceze në Gjermani ndersa në Francë kanë filluar polemikat.
Nuk është hera e parë që cifti presidencial zgjidhet si protagonist në spote publicitare, por kësaj radhe ajo që specifikohet është defekti i vogël fizik i Sarkozi, gjatësia.
“Reklama duhet marrë me humor, është klasike e të gjitha reklamave tona” shpjegon zëdhënësi i kompanisë.
Më herët edhe kancelaria gjermane Angela Merkel ishte zgjedhur si protagoniste e një spoti publicitar nga kjo kompani.
(e.n/BalkanWeb)