Vlorë, përplasje polici-banorë për prishjen e banesës
VLORE- Një konflikt pronësie ka shkaktuar përplasje mes banorëve dhe policisë ndërtimore në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Mëngjesin e së mërkurës, forcat e policisë ndërtimore kanë shkuar për të prishur muret rrethues dhe ndërtesën, aksion që është kundërshtuar me forcë nga banorët.
Familjarët thonë se shtëpia është në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor duke akuzuar familjen tjetër e cila pretendon pronësinë e tokës, se ka siguruar dokumenta të falsifikuara.
Pas disa minutash, policia ndërtimore është larguar pa mundur të prishë banesën ndërsa familjarët thonë se do ta cojnë cështjen deri në fund.
(e.n/News24/BalkanWeb)