E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sulmohet me thikë një i ri

TIRANë- Tirana është trondituar pasditen e sotme nga një ngjarje e ndodhur në mes të qytetit. Një i ri është sulmuar me thikë në bulevardin “Zogu I” nga disa persona të paidentifikuar.

Pasi e kanë qëlluar disa herë me thikë e kanë lënë të riun në mes të rrugës, ndërsa mësohet se ai më pas është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e kryeqytetit ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, por ende nuk ka ndonjë detaj për sulmin, ndërsa pritet të identifikohet edhe i plagosuri rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›