E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, aktivitet për mbrojtjen e mjedisit

DELVINë- 500 çanta rrobe u janë shpërndarë qytetarëve delvinjotë, në këmbim të qeseve prej plastmasi që ata përdorin për mbetjet urbane në familje, gjatë një veprimtraie të organizuar për mbajtjen pastër të mjedisit në qytetin e Delvinës.

Banorët kanë plotësuar edhe një pyetësor se si mund të mbrohet mjedisi nga papastërtitë dhe bashkë me çantat prej bezeje që zëvëndesojnë qeskat prej plasmasi, ata kanë marrë edhe mesazhin e stampuar në to, ku shkruhej: “E dua Delvinën. E ruaj ambientin”.

Aktiviteti është ogranizuar nga KARITAS-i shqiptar i mbështetur edhe nga Bashkia e Delvinës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›