PDK në krah të socialistëve në protestën e 30 Prillit
TIRANE- Një tjetër aleat i është shtuar Partisë Socialiste vetëm dy ditë para protestës së madhe që do të mbahet në kryeqytet. Kreu i PDK-së Nard Ndoka dha mbështetjen e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar duke u rreshtuar në krah të të majtëve për zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit.
“Partia Demokristiane është sot në një dilemë edhe për partnerët e ardhshëm politikë. PDK është një parti opozitare në skemë dhe në nisma politike. Si parti opozitare ne do të bashkëpunojmë me cdo parti opozitare në vend për largimin e kësaj maxhorance nga pushteti, garantimin e zgjedhjeve të lira, kthimin e vlerave demokristiane dhe garantimin e një qeverisje më të mirë për qytetarët ” u shpreh Ndoka.
Në analizën e ecurisë së partisë dhe aleancat politike të krijuara prej saj, kreu i PDK foli gjithashtu dhe për atë që ai e ka quajtur mosfunksionim të Polit të Lirisë në zgjedhjet e kaluara.
“Koalicioni Poli i Lirisë nuk funksionoi si duhet sepse disa parti pjesëmarrëse në këtë koalicion nuk patën një peshë kryesore dhe peshë elektorale duke ja kaluar barrën PDK-së si partia më e madhe e atij grupimi.” tha Ndoka.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të PDK-së u votëbesuan drejtuesit e saj si dhe u zgjdhën dy nënkryetarët. Gjithashtu Këshilli Kombëtar ndryshoi statutin për tu emërtuar në mbledhjet e mëvonshme Asambleja Kombëtare e PDK-së.
(e.n/News24/BalkanWeb)