E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beniamin Netaniau i thotë jo Uashingtonit

Kryeministri izraelit, Beniamin
Netaniau, hodhi
poshtë të dielën kërkesën
e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës për ndërprerjen e ndërtimit
të vendbanimeve të reja
hebraike në zonën e diskutuar të
Jerusalemit lindor, duke thënë se
nuk kishte ndër mend të merrte
nga askush urdhra lidhur me këtë
pikë. Për analistët, ky acarim i ri
i Izraelit me Uashingtonin, pasojë
e projektit për ndërtimin e
20 apartamenteve të reja në një
pjesë të Jerusalemit të shtënë
në dorë nga shteti hebre në vitin
1967, mund të konsiderohet edhe
përplasja më e fortë mes këtyre
dy aleatëve tradicionalë gjatë
dekadës së fundit.
Zyrtarë izraelitë thanë se Departamenti
Amerikan i Shtetit
i kishte dhënë urdhër Majkëll
Oren, ambasadorit izraelit në
Uashington, t‘u kërkonte izraelitëve
pezullimin e projekteve
për ndërtimin e apartamenteve
të reja, të miratuara gjatë këtij
muaji. "Nuk mund ta pranojmë
idenë se hebrenjtë nuk do të
kenë të drejtën të jetojnë e të blejnë
shtëpi kudo në Jerusalem",
tha Netaniau, duke e quajtur
këtë qytet kryeqytetin e Izraelit,
pretendim që nuk njihet nga
komuniteti ndërkombëtar. "Nuk
mund ta imagjinoj se ç‘mund
të ndodhte nëse dikush do të
thoshte se hebrenjve nuk u lejohet
të ndërtojnë në lagjet e Nju
Jorkut, Londrës, Parisit e Romës",
u tha reporterëve pas mbledhjes
së përjavshme të kabinetit qeveritar.
"Nuk mund ta pranojmë
këtë në Jerusalem".
Raportet e Netaniaut me
Presidentin amerikan Barak
Obama edhe pa këtë qenë tepër
të ndera, për shkak të thirrjeve
të Obamës për ndërprerjen e
ndërtimit të kolonive të reja në
territoret palestineze. Xhorxh
Mitçel, i dërguari i Obamës në
Lindjen e Mesme dhe ministri
izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak,
janë përpjekur shumë kohët e
fundit t‘i gjejnë një zgjidhje këtij
problemi, duke përfshirë edhe
vende të tjera arabe në marrëveshje.
Ndërkaq, heqja dorë
nga ndërtimi i vendbanimeve të
reja hebraike në Jerusalem mund
të vërë në rrezik koalicionin qeverisës
të Netaniaut, duke qenë
se për partnerët ultranacionalistë
të Kryeministrit, çështja e
vendbanimeve të reja në Jerusalem
është e panegociueshme.
Ndërsa u përgjigjej komenteve të
bëra nga Kryeministri Netaniau,
kryenegociatori palestinez Saeb
Erakat tha që lideri izraelit duhet
të kuptonte që "vendbanimet e
reja dhe paqja janë dy paralele
të cilat nuk mund të bashkohen".
Izraeli e aneksoi Jerusalemin
lindor dhe e deklaroi kryeqytetin
e vet pas luftës së vitit 1976. Sipas
palestinezëve, kolonizimi i tokës
së pushtuar nga ana e hebrenjve
e bën të pamundur krijimin e një
shteti palestinez.
Projekti në fjalë i ndërtimit të
apartamenteve të reja po zhvillohet
në lagjen "Sheiku Xharra", ku
ndodhet edhe hoteli "Shepherd"
(sot në gjendje të rrënuar). Ai u
ble në vitin 1985 nga një milioner
amerikano-hebre, i cili ka
mbështetur fi nanciarisht edhe
projekte të tjera ndërtimi në
Jerusalemin lindor. Autoritetet
bashkiake izraelite të Jerusalemit
këmbëngulin se komiteti i planeve
të ndërtimit veproi me "transparencë
të plotë" duke aprovuar
ndërtimin e 20 apartamenteve të
reja dhe duke u zotuar të ruanin
"strukturën historike" të zonës.
Raportet e Netaniaut
me Presidentin
amerikan Barak
Obama edhe pa këtë
qenë tepër të ndera
Palestinezët kanë vënë
pikëpyetje mbi ligjshmërinë e
blerjes së terrenit dhe ndërtesave,
duke nënvizuar se kompleksi
ka qenë pronë e Haxhi
Amin Al Huseinit, ish-myftiut
të madh, kleriku kryesor mysliman
në Jerusalem, i larguar nga
vendi në vitin 1937 dhe i vdekur
në vitin 1974. Izraeli e cilësoi
kompleksin si "pronë pa zot"
pas luftës së vitit 1967.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›