Eto`o lojtari më i mirë afrikan

Samuel Eto`o ka fituar çmimin kryesor në ceremoninë e CAF Awards që u mbajt të hënën mbrëma në Kajro të Egjiptit, duke u shpallur "lojtari më i mirë afrikan i vitit".
Sulmuesi i Interit dhe Kamerunit kishte konkurrentë Didier Drogban (Chelsea dhe Bregu i Fildishtë) dhe Asamoah Gyan (Sunderland dhe Gana), mirëpo ata nuk grumbulluan pikët e nevojshme për ta mposhtur Eto’o-n.
Pavarësisht dështimit të Kamerunit në Kampionatin Botëror, trofetë e grumbulluara me Interin (Scudetto, Kupa e Italisë, Superkupa e Italisë, Liga e Kampionëve, Kampionati Botëror për Klube) bënë që Eto`o të ishte fituesi i këtij çmimi.