Cavani, më i mirë se Ibrahimoviç

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 16:35
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, beson se sulmuesi Edinson Cavani është më i mirë se Zlatan Ibrahimoviç.
Reprezentuesi uruguaian ka shënuar në minutat shtesë në dy ndeshje të njëpasnjëshme, duke ngritur Napolin në pozitën e dytë në Serie A, ku ka tri pikë më pak se kryesuesi Milan.
“Preferoj Cavanin para Ibrahimovicit. Ai është më i ri dhe është futbollist i imi”, tha De Laurentiis. Cavani realizoi golin e tij të 10-të në Serie A këtë sezon, ndërsa Ibrahimoviç gjendet në kuotën 9.