E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Fajet i ka portieri i Bolognas


Trajneri i Interit, Rafa Benitez, lidhur me debutimin e tij negativ në Serie A ka fajësuar portierin kundërshtar për formën e lartë të treguar,
"Unë jam i kënaqur me mënyrën se si skuadra reagoi në pjesën e dytë. Ne luajtëm më mirë se në ndeshjen e kaluar andaj Atletico Madridit, pasi treguam dëshirë për të fituar. Kemi pasur 15 goditje në portë dhe portieri i tyre ishte i mirë".

"Transferime? Kam biseduar me Morattin dhe Brancan, dhe shpresojmë se do të bëjmë diçka deri në fund, pasi nuk ka shumë kohë. Nëse jo, ne do t'i japim stabilitet skuadrës në janar", tha spanjolli pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›