E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen: Të nisë transferimi i përgjegjësive në Afganistan


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, shpreson që vendet anëtare të Aleancës të bien dakord në takimin e nëntorit në Lisbonë, që të fillojnë procesin e kalimit të përgjegjësive tek forcat afgane. Deklarata e Rasmusenit është dhënë në fillimjavë, ditë kur misioni ISAF humbi nëntë ushtarë në përballje me talebanët. Rasmussen gjatë një interviste për televizionin danez tha se situata e sigurisë në Afganistan nuk është e kënaqshme, por shtoi se janë shënuar përparime në këtë fushë. Ai tha se mbështet përforcimin e fushatës ushtarake kundër talebanëve në Kandahar e Helmand, që janë dy nga bazat kryesore të militantëve.
Rasmusen nënvizoi se lufta nuk mund të fitohet vetëm me mjete ushtarake, por varet dhe nga zhvillimi i arsimit, ekonomisë e shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›