Gedafi: BE-ja të japë 5 mld dollarë euro për klandestinët
Lideri i Libisë, Muamar Gedafi, duke përfituar nga vizita e tij zyrtare në Itali i ka kërkuar Europës një shumë prej 5 miliard eurosh në vit për të ndalur emigracionin e jashtëligjshëm. "Libia, e mbështetur nga Italia, i kërkon Europës të paktën 5 miliard euro në vit për të frenuar emigracionin klandestin nga kontinenti Afrikan drejt Europës. Përballë miliona emigrantësh klandestinë, që sa vijnë e shtohen, Europa mund të shndërrohet në Afrikë", deklaroi Gedafi gjatë fjalës së tij pas takimit me Berluskonin.
Sipas autoriteteve europiane nga brigjet e Libisë nisen për në Europë, pjesa më e madhe e emigrantëve klandestinë nga e gjithë Afrika.
Shumica e këtyre emigrantëve klandestinë synojnë brigjet italiane dhe ato spanjolle.
Muamar Gedafi, ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare në kuadër të celebrimeve për 2 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë mes dy vendeve.