E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolonja: Papadopulo zgjidhet trajner i ri

Bolonja - Papadopulo do të jetë trajneri i skuadrës së Bolonjës, pas largimit të Sinisha Mihajloviçit. Këtë gjë e konfirmon vetë klubi në faqen e tij zyrtare. Xhuzepe Papadopulo do të marrë mbi shpatulla misionin e vështirë për të mbajtur Bolonjën në Serinë A.

Trajneri i sapo larguar, Mihajloviç, dështoi në debutimin e tij si trajner i parë, megjisthëse e filloi shkëlqyeshëm aventurën me skuadrën modeste të Bolonjës. Ai e lë këtë ekip aty ku e gjeti, në vendin e 18-të me 26 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›