Benitez: Liverpuli gati për të fituar kampionatin
Liverpul - Rafa Benitez shpreh bindjen e tij se skuadra e Liverpulit do të shpallet kampione e Anglisë sezonin e ardhshëm. Trajneri i Liverpulit i bazon këto deklarata tek paraqitja që bëri skuadra e Liverpulit në kampionatin që sapo u mbyll.
“Këtë kampionat grumbulluam 86 pikë, çka tregon se jemi të gatshëm për t’u shpallur kampionë. Ndërkohë që ne i kemi mundur në të dyja përballjet kampionët e Mançesterit. Kemi një ekip të fortë ku të gjithë janë konkurrent për të zënë një vend në formacion. Jam i bindur se kampionatin e ardhshëm do të jenë ata që do të ngrenë kupën”, deklaron trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez.