E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërdia e Realit të Madridit me para borxh

Madrid - Reali i Madridit i ka marrë hua paratë me të cilat bleu dy futbollistët më të mirë të planetit, Rikardo Kakanë dhe Kristiano Ronaldon. Florentino Perez ka marrë 150 milion euro kredi nga dy banka të ndryshme në Spanjë, në mënyrë që të përmbushte premtimin e tij për të sjellë në “Bernabeu” yjet botërorë.

“El Mundo” bën të ditur se presidenti i madrilenevë rrezikon shumë, pasi bankat pohojnë se ai ka lënë si garanci vetëm të drejtën televizive.

Reali i ka garantuar bankave se të ardhurat e klubit do të shumëfishohen me marrjen e Kakasë dhe Ronaldos. Si shembull, Perezi ka përdorur blerjen e Zinedin Zidanit në vitin 2001 për shumën e 73 milion eurove, një rekord më vetë për atë kohë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›