Benitez :Nuk jemi favoritë
18/10/2004 Trajneri spanjoll i Liverpulit Rafael Benitez ka pranuar se skuadra që ai drejton nuk mund të jenë një forcë e madhe në Evropë sepse ende nuk ka arritur tw fitojw asnjë trofe në Premier League. Në këtë mënyrë ai e ka quajtur skuadrën e tij si jo favorite për t’u përballur me spanjollët e Deportivos në Ligën e Kampioneve. “Kur fillon e flet për gjendjen klubeve angleze në Evropë mendja të shkon menjëherë te skuadra si Liverpuli dhe më pas Mançester Junaitid e Arsenal, ka komentuar Benitez. Megjithatë, Liverpuli nuk mund të renditet në skuadrat më të mira në Evropë tani për tani. Duhet të shohim dhe të vlerësojmë skuadrat që kanë fituar diçka kohët e fundit. Ne sigurisht jemi një klub i rëndësishëm me ambicie të mëdha, por aktualisht nuk mund të themi se jemi më të mirët. Unë nuk jam i kënaqur me ecurinë e kësaj skuadre për këtë sezon në Evropë sepse jemi paraqitur shumë mirë brenda fushës, por shumë keq jashtë saj. Nga ana tjetër kundërshtari ynë i radhës është Deportivo që gjithmonë përballë klubeve angleze ka dhënë maksimumin. Sidomos mesfushori spanjoll Huan Karlos Valeron është ai prej të cilit duhet të kemi më shumë kujdes. Prandaj unë e njoh shumë mirë forcën e galicianëve dhe jam duke u përjekur për ë krijuar një balancim akoma më të madh në skuadrën e Liverpulit. Kjo do të thotë që ne duhet të mësojmë se si të fitojmë njësoj si brenda edhe jashtë fushe”. Deportivo La Korunja ka shkuar deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve në sezonin e kaluar, por tashmë ka grumbulluar vetëm një pikë në dy ndeshje.