Milano, Topi nderohet me titullin "Kalorës i mijëvjeçarit për Paqen"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi është dekoruar me titullin "Kalorës i mijëvjeçarit për paqen" nga Unioni Ndërkombëtar i Paqes. Ceremonia është zhvilluar në Milano dhe titullin, Presidentit Topi ia ka dorëzuar presidenti i Qendrës për Paqe, Xhianfranko Kosta. Në motivacion theksohet roli i rëndësishëm i Presidentit Topi në mbrojtje të paqes, solidaritetit dhe dialogut në botë, si faktor moderues me ndikim në rajon dhe më gjerë, në shërbim të demokracisë dhe të vlerave më larta njerëzore në botë.