E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Qeveria mbajti premtimin për reforma në arsim

Arsimi shqiptar ka njohur një reformë të thellë dhe një ndryshim të gjithanshëm gjatë tre viteve qeverisje të maxhorancës së djathtë, deklaroi të shtunën gjatë një konference për shtyp, Këshilltari për Arsimin i Kryeministrit, Myqerem Tafaj.Në kuadër të kësaj reforme ai iu referua "rritjes së pagave të arsimtarëve, të cilat po shkojnë drejt dyfishimit, ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave e konvikteve, si dhe ngritjes së kabineteve të informatikës, që do t'iu mundësojnë të gjithë nxënësve të lundrojnë në internet."Duke folur për reformën e thellë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor z. Tafaj tha se ajo ka hyrë në fazën kulmore të zbatimit të saj. "Për herë të parë nga kjo qeveri, si dhe në bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë kanë filluar të zbatohen plotësisht ciklet ose nivelet e studimeve në përputhje me sistemin e Bolonjës", tha ai.Sipas Tafaj, në të gjitha shkollat e larta, universitetet publike e private, sot niveli i parë i studimeve bëhet sipas sistemit të Bolonjës. Këtë vit akademik në arsimin e lartë publik janë hapur 120 drejtime dhe profile të reja studimi në nivelin master dhe kanë filluar studimet 4 mijë të rinj e të reja shqiptarë. "Asnjë program doktorate nuk është i bllokuar. Sistemi i vjetër i doktoratës vazhdon të zbatohet deri në përfundimin e doktoratave të nisura, ndërkohë ka filluar shkolla e re e doktoraturës sipas sistemit të Bolonjës.Buxheti i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vitin 2009 është 2.2 herë më i lartë se në vitin 2005, ku për herë të parë arsimi i lartë shqiptar ka 100 milionë dollarë buxhet. Në kërkimin shkencor ka 6 milionë dollarë ndërkohë që në vitin 2005 ishin vetëm 800 mijë dollarë", tha këshilltari Tafaj.Ai theksoi se për herë të parë qeveria ndërmori dy programe të rëndësishme për zhvillimin e burimeve njerëzore në Shqipëri: programin Brain Gain, një iniciativë e Kryeministrit Berisha dhe që po jep frytet e tij dhe programit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›