E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për të joshur duhet teknikë

18/10/2004  

Këshilla për ata që duan të bëhen Kazanova

Për të qenë në sintoni me një partnere të mundshme, duhet të bësh edhe një “kalk” të saj. Pra, të imitosh qëndrimin e saj, tonin e zërit të saj, fjalët që përdor. Por pa e vënë re tjetri. Përkundrazi, do të bjerë në sy se kaa para vetes një njeri me të cilin ndjehet mirë, sepse është i ngjashëm më të. Të ndjesh kënaqësi kur rri me dikë është hapi i parë për t’u ndjerë i pëlqyer. Është shumë e rëndëssishme të kesh edhe një karakter të ngazëllyer, opitmist. Turivaruri nuk i pëlqen askujt, madje edhe më i ngrysuri zor se ia del të ketë suksese: më mirë të jesh shakaxhi, zbavitës, lojcakë. Një tjetër kleçkë e zakonit të dashnorit latin është edhe të flasësh me fjalë me dy kuptime, fjalë-kurth. Njësoj si zgjedhja e rreme. Nëse pyet “Ku do të shkojmë nesër mbrëma, në restorant apo piceri?" kjo parakupton që tjetri të dalë me mua. Sepse vëmendja shpërqendrohet nga mundësia e pranimit të ftesës sim nga vendi ku mund të shkojmë. Pastaj janë të vërtetat: frazë që janë të vërteta, por të përziera me hipoteza që duhet të duken si të vërteta. Si për shembull, "gjatë kohës që ne qëndrojmë ulur në këtë stol të parkut (e vërtetë) dhe dielli perëndon (e vërtetë), kupton sa mirë ndjehemi që jemi bashkë (hamendje) dhe ndjen se të lind dëshira e diçkaje të veçantë (duket se e ke kuptuar gjendjen e saj shpirtërore, ndërsa ende i mëshon kësaj teme. Sepse "diçka e veçantë" do të thoptë gjithçka dhe asgjë). Këto ilaçe të çmuara mbi joshjen bëjnë pjesë në librin e Giacomo Bruno-s, me titull "Joshja - Strategji komunikimi hipnotizues, bindjeje dhe motivimi për të gjithë sekset". Një manual i vogël që të udhëzon të zbulosh aftësitë e tua, për të fituar siguri dhe për të mësuar teknikat e duhura të komunikimit, për të bërë për vete njeriun që dëshironi. Libri për një Kazanova të përkryer nuk u drejtohet vetëm atyre që duan “të peshkojnë”. Në të vërtetë, shërben edhe për ata që janë pift dhe duan të përmirësojnë raportin me partnerin dhe të mposhtin rrezikun numër një të marrëdhënies në çift: monotoninë.

Meshkujt dhe femrat, të ndryshëm në dhimbje

Duhen qetësues të veçantë për secilin

Është tashmë i njohur fakti se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm nga shumë pikëpamje, por nuk dihej se seksi ndikonte edhe në mënyrën e perceptimit të dhimbjes. Projekti "Mjekësia, njëjës mashkullor", me nismë të Fondacionit Pfizer, në bashkëpunim me Universitetin e Sienës dhe Shoqatën “Gratë dhe shkenca”, bën thirrje të merren parasysh ndryshimet mes sekseve dhe të studiohen ilaçet e qetësuesit që përdor secili. Janë rreth 330 sindromat e dhimbjes kronike beninje të klasifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes (Iasp) dhe vetëm për 66 nga këto ekzitojn ëstudime që analizojnë, edhe pse në mënyrë të sipërfaqshme, shfaqjet e sindromës te meshkujt dh ete femrat. Sipas një studimi të Anna Maria Aloisi-t, docente e deparetamentit të fiziologjisë së Universitetit të Sienës, literatura ndërkombëtare njeh studime shkencore të thelluara për ndryshimet mes sekseve vetëm për 15 sindroma dhimbjesh. Pjesa më e madhe e studimeve mbi këtë temë, me fjalë të tjera, e shpërfill ndryshueshmërinë e gjinisë: përqindja mesatare e kërkimeve që e marrin këtë faktor në konsideratë është 0,6 %. Ndërsa në të vërtetë, femrat për një kohë shumë të gjatë kanë qenë të përjashtuara nga eksperimentet klinike edhe mbi to janë përdorur vetëm rezultatet që janë marrë te kampionët me format ekskluzivisht mashkullor. Shumë sidroma të dhimbjes godisin femrat më shumë se meshkujt, dhe shpesh me nivele dhimbjeje më të ahspër, më të shpeshta e me kohëzgjatje më të madhe. Kërkimi i profesoreshës Aloisi, përkundrazi, lejon për herë të parë hartimin e një harte të plotë të ndryshimeve gjinore në fushën e dhimbjeve kronike beninje. "Në Shtetet e Bashkuara", është shprehur Karen Berkley, nga Florida State University, e pranishme në kongresin e Sienës, "nëse studimet gjinore kanë një traditë dhjetëravjeçare, studimet mbi gjininë dhe dhimbjen janë të kohëve të fundit. Nisma e "Mjekësia, njëjës mashkullor" është një sinjal i ri dhe pozitiv në këtë drejtim". Studimi paraqitet si një mjet i rëndësishëm në duart e mjekëve dhe punonjësve sanitarë edhe për diagnostikimin e disa sëmundjeve. Mjaft të mendohet se simptomat e atakut në zemër janë të ndryshme te pacientët meshkuj dhe femra: meshkujt ndjejnë dhimbje të fortë në kraharor, ndërsa femrat kanë të vjella, pështjellim, shenja që shpesh nuk dallohen si karakteristika të një infarkti të mundshëm.

Rikthimi i Gerit sipas modës së viteve ‘80

Me linja të përkryera, shfaqet në videon e re të "Ride it"

Luhen notat e para të një tangoje tepër sensuale: ajo, Geri Halliwell, me një shall me pendë struci rreth qafës, përdredhur rreth një balerini elegant, bën pirueta me trupin që ka shtuar pak në peshëm kjo vetëm për një fjalë, goje, tashmë me formën e dikurshme të rigjetur (dhe që e bëjnë të duket shumë më mirë). Kështu fillon videoja e re Ride it, kënga më e fundit fare, që do të dalë në mes të nëntorit, krijimi më i fundit i ish-pjesëtares së Spice Girls. Një këngë që vë theksin në gjallërinë “prej diskoteke” të viteve ‘80, në tinguj dhe në pamje. Geri risjell në skenë një sërë metamorfozash të këndshme, në të cilat ajo zbavitet duke qenë në rolin e femrës fatale e në të njëjtën kohë, në rolin e një lolite-kukull rozë, që ha lëpirëse në formën e G-së. Pastaj zbavitet duke hedhur luajtur me tërbim me një kapele teksane në anë të një makine, derisa humbet kuptimin fizik në zemrën e vetë ritmit kur gjendet e shtrirë në një megadisko, me një energji që i lind nga të gjitha poret. Ritmi të bëhet menjëherë familjar, garanci kjo e një suksesi tregtar që ndoshta do të përsërisë bis-in e këngës It's Raining Man, të frymëzuar nga fabrika e e talenteve “Do të jenë të famshëm” me Halliwell si një kordë e tendosur me muskujt e barkut të përsosur. Ndërsa këtu linjat zbuten duke nxjerrë në pah një joshje tepër femërore. Në këngë, Geri ka në shënjestër gjithë ish të dashurit e saj, por të cilët nuk i përmend: përdor emra krejt "të imagjinuara". Për të promovuar diskun, artistja nuk ka mënuar të përdorë pamjen e saj seksi, në rolin e një infermiereje në kopertinën e revistës për homoseksualë Attitude. Dhe, për të mos i lënë gjë mangut antikonformizmit të saj, kohët e fundit Halliwell ka qenë në shënjestër të revistave të huaja të thashethemeve, të cilat e kanë fotografuar nën efektin e alkoolit gjatë kohës që po dilte nga shtëpia e mikut të saj të ngushtë George Michael, i cili kishte organizuar një festë për 46 vjetorin e mikut të tij Kenny Goss.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›