Luan Starova: "Shqipëria e madhe" alibi e motomanëve. Ithtarët në Hagë
06/09/2004
Shkrimtari, publicisti, politologu, intelektuali i shquar shqiptar, Luan Starova, ambasadori i parë i Republikës së Maqedonisë në Francë, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë, si pjesëmarrës në Kongresin e IX-të të Studimeve për Evropën Juglindore, jep një mesazh për të gjithë popujt e Ballkanit: "Shekulli i XX, është shekulli i diabolizimeve, shekulli i viktimizimeve, shekulli që duhet të strukturohet qenia e secilit identitet, që ka dalë nga "mbeturinat" e epokës Osmane dhe të ngrihet në një vertikale drejt shekullit të ri". Pavarësisht se, për shumë kohë, kontaktet e tij me Shqipërinë ishin maksimalisht të kufizuara, ndjenja e shqiptarizmit brenda tij ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e fortë, megjthëse këmbëngul se i duhet më shumë punë "për të përvetësuar si duhet gjuhën e nënës". I thjeshtë, i drejtpërdrejtë, më një ndjenjë patriotizmi për t'u patur zili, Starova shpreh për "Metropol" opinionet e tij për zhvillimet më të fundit në Maqedoni, përpjekjet e tij për të demitizuar të kaluarën dhe ndërtimin e një të ardhmeje evropiane, një rrugë që kalon nga demitizimi i figurave mitike dhe rivlerësimi i kapaciteteve të individëve konkretë. Ai shprehet se "Shqipëria e madhe është një alibi", i mitomanëve fqinj, të cilët mënyrë të pashpjegueshme vazhdojnë t'i bien edhe sot këtij "avazi". Ai beson se shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet të jenë të pjekur dhe të matur për të kaluar me sukses sfidën e madhe që kanë para tyre, drejt integrimit përfundimtar në Evropë, duke ruajtur me çdo kusht gjuhën shqipe të unifikuar.
Një mbijetesë e vështirë, për shekuj me radhë në një Ballkan të trazuar, por me një fund të mbarë për Shqipërinë. Fatalitet apo pamundësi?
Ne, shqiptarët, si popull, gjatë kësaj peridhe, kemi mbijetuar nga faza kontestuese, pasi në një farë mënyre kemi qenë pjesa e islamizuar në shërbim të Perandorisë Osmane dhe propagandat e ndryshme janë përpjekuar ta shfrytëzojnë këtë. Pra, kjo është një shembull i një sërë diabolizimesh, që vijnë në disfavorin tonë. Secili nga popujt e rajonit është përpjekur ta ristrukturojë këtë periudhë; dikush me më shumë sukses, dikush më pak. Letërsia ka patur një mundësi më të madhe për të inkuadruar procesin e gjithanshëm historik, duke nxjerrë në pah mitet. Janë disa shkrimtarë të mëdhenj ballkanas, e jo vetëm, natyrisht me kontraditat e tyre, si psh., shkrimtari i madh libanez, Amin Mllufi, ai grek, Kazanxakis, i cili merret me epokën otomane, Kadareja në disa romane të tij, shkrimtari bullgar, Andon Donçev, Andriç, Mesa Selimoviç etj., të cilët zanafillën e kanë në "diabolizimin" e kësaj periudhe, si rezultat i një kompleksi të "mangësisë", duke dashur secili, sipas mënyrës së vet, në një farë mënyre të rikrijojnë identitete të humbura. Psh., Andriç në veprën e tij thekson se nuk ka kuptim bashkëjetesa midis dy civilizimeve që përjashtohet dhe përcakton si rrugëdalje vetëm konfliktin, dhe kjo është më fatalja. Dhe në fakt ky koncpet solli luftra, tragjeditë.
Sepse gjithmonë kja qenë prezent miti i flijimit, ai vetësakrifikimeve. Mirosllav Kërlezha ka shkruar një ese për një piktor me emrin Josip Ratiç, ideali i të cilit ishte të "dilte" prej Ballkanit, të shkojë drejt Evropës si një adhurues i impresionizmit.
Fillimisht, shkon në Mynih, ku njihet me diçka të re, dhe merret me punë të rëndomtë, më pas fat i tregohet bujar dhe ai shkon në Paris. Por, kur ai shkon atje koha e impresionizmit kishte mbaruar dhe kishte filluar ajo e kubizimit, fillon të pikturojë, por ajo që i pëlqente atij nuk ishte më. Pasi ajo etapë, që ai dëshironte, kishte mbaruar, ai vret veten. Kërlezha e shpjegon vetëvrasjen e tij si një akt i mungesës së një etape, një pamundësi për kompletimin e identitetit të tij si rezultat krijohet miti i vetëflijimit. I njëjti kompleks vihet re te shkrimtarët ballkanas, pa diferencuar asnjë nacionalitet, e kanë këtë lloj kompleksi "mungese" përballë Evropës. Pra, një etapë gjithmonë i mungon. Arrijmë kështu në shek. XX se nuk ka mundësi asnjëherë të rikuperojmë etapat dhe miti i vetëflijimit zëvendësohet me atë të konfliktit, ku dy civilizimet nuk mund të bashkëjetojnë. Si tek Andriçi dhe te Kërnancki e shohin prezent këtë mit.
Vijmë te Kadareja, ku shohim një obsedim nga e kaluara, duke filluar me "Pallatin e ëndrrave", por me një organizim më metoforik, ku del në pah përsëri ideja e vetëflijimit. Vijmë në kohët tona dhe shtrojmë një pyetje: a jemi viktima me të vërtetë të disa mosmarrëveshjeve me Evropën, që do të shërbejnë si shkaqe për antagonizmat e brendshme, duke na larguar më tepër prej saj? Si te Kadare, ashtu edhe te shkrimtarë të tjerë i mëshohet këtij fakti si një lloj fataliteti, që historia na ka "ndarë".
Kam përshtypjen se te shkrimtarët tanë nuk ndeshemi asnjëherë me mitin e konfliktit, gjithmonë jemi në pozita mbrojtëse, si e gjykoni këtë?
Është e vërtetë, ne kemi mbijetuar me një identitetit të caktuar, duke qenë edhe myslimanë, katolikë dhe ortodoksë. Ne nuk patëm luftra midis nesh, ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit u vranë njerëz e të njëjtit identitet për përkatësitë fetare.
Ideja ime është se ky mit i kohës së humbur transformohet në një mit që mobilizon masat për të mbetur në konflikt. Ky është mesazhi im kundrejt kolegëve të mi shkrimtarë, pasi një pjesë të madhe të fajit për tragjeditë që ndodhën në Ballkan (ish-Jugosllavinë) kanë edhe këto mite, mungesë tolerance.
Edhe ju, në serinë tuaj "Saga ballkanike", e trajtoni periudhën otomane. Në bazë të këtij koncepti që ju pasqyroni çfarë e dallon këtë vepër nga ajo shkrimtarëve të tjerë?
Kjo vepër qëndron midis elementëve autobiografikë dhe fiction-it. Historia e një familjeje shqiptare që jeton nëpër Ballkan. Edhe unë. Personalisht. jam i ballafaquar me një mungesë të vazhdimësisë të institucionit kulturor. Shtrohet pyetja si mund të bëhet plotësimi i këtyre boshllëqeve? Natyrisht nuk mund të bëhet me mite negative.
Edhe shkrimtarët tanë ende nuk i janë kthyer realitetit. Edhe kur bëhet fjalë për identitetin tonë. ata iu referohen kategorive epike, mitike, me simbole. Nuk i referohen asnjë familjeje konkrete. Qëllimi im ishte të përzgjidhja elementë jetësorë dhe jeta është treguar shumë bujare me mua, duke më dhënë fatin e emigrantit që jeton nëpër Ballkan, që zotëron disa gjuhë, duke kërkuar rrugën drejt ekuilibrit. Këto elementë nuk më drejtojnë drejt miteve, por drejt familjes, fatit, rënia e kështjellës patriarkale, ballafaqimi me individualitetin.
Familjen që trajtoj unë, në vitet 1920-1930, ka korresponduar me familjen evropiane. Edhe sot kur kërkoj materiale për këtë periudhë, ndesh si në rastin e gazetës "Koha" në Korçë, ku përkrah shkrimeve të ndryshme ndesh edhe publicitetin për kapelet.
Kjo tregon që, ashtu si në Evropën e asaj kohe, ndiqej moda. Qëllimi im ishte të kërkoja fatin e kësaj familje gjatë këtij shekulli. Kërkova më shumë se elementet autobiografikë, metaforat globale, nëpërmjet të cilave do të mundja ta kapërceja atë kohë, duke i mbushur me mënyra mitike, por me një përqëndrim kartezian. Kjo është një familje shqiptare dhe natyrisht tipizimi i saj përmban shumë elementë. Një vepër tashmë mjaft e njohur në Evropë. "Koha e dhive" dhe "Rruga e ngjalave", që do të botohet së shpejti, janë një metaforë. Ndërsa të tjerëve iu janë dashur mijëra faqe për të përshkruar tragjedinë staliniane, me një fabul filozofike si "Rruga e dhive", i është dhënë një grusht shumë i fuqishëm totalitarizmit. Kjo është magjia e artit të letërsisë, është shumë më shprehëse. Është simboli i një tragjedie të përbashkët.
Ky është sensi i veprës, i këtij fati të përbashkët dhe jo i ndjenjave nacionaliste. Te "Librat e babait", komentet e të huajve ishin se si mbijetonte një familje intelektuale e shkëputur nga "barbarizmat ballkanike". Te "Muzeu i ateizmit" ka si simbol periudhën e stalinizmit në Shqipëri dhe ku unë përsëri kërkoj rrënjët e mia, e cila përfundon me një mënyrë tragji-komike. Te metafora tjetër "Rruga e ngjalave", theksohet se ka një ekuilibër midis shkencave natyrore dhe atyre historike. Ky ekuilibër "ndërpritet" në periudhën staliniane dhe, pavarësisht se teoria e Leninit ishte, të kishte drita, drita, ajo mbetet një periudhë e errët. Me mbylljen e kufijve pritet edhe rruga e ngjalave. Ndërsa në veprën tjetër "Kështjella e hirit", tregohet historia e një individi, që e kalon jetën duke studiuar në Stamboll dhe odiseja e diplomës, e cila kalon të katër regjimet, atë të Ataturkut, Zogut, fashizmit dhe në komunizëm. Pra, paradokset e vlerësimit të kësaj diplome. Ndërsa vepra e fundit ka shumë rëndësi për shqiptarët, pasi i referohet Luftës së Parë Botërore, dhe për Republikën e Korçës. Mesazhi im është se diabolizmi i shqiptarëve vazhdon që pas luftrave ballkanike ashtu dhe në atë botërore.
Është e çuditshme se si interesat gjeopolitike të kohës krijuan një republikë. Edhe në librin e francezit Zhak Burkart "Shqipëria dhe shqiptarët" theksohet se shqiptarët kanë qenë miqtë më të mirë të protagonistëve (francezëve) të kësaj republike.
Ajo që vë re me keqardhje është se në librat e kësaj kohe flitet për mitosimboliko-epik, por faktikisht njeriu mungon. Ne kemi një histori evropiane në vitet '20-'30, e cila është e padeshifruar. Rilindasit tanë akoma nuk janë shndërruar në atë urë të brendshme intelektuale, duke mbetur në forma kërkimesh primitive. Psh., kemi mitin e Konicës, i cili është më i prekshëm, më i lehtë për t'u deshifruar, por unë jam afruar atij dhe jo vetëm më tepër nëpërmjet letërsisë franceze se asaj shqiptare. Intelektualët shqiptarë jashtë nuk e kanë harruar asnjëherë Shqipërinë, përkundrazi ajo ka qenë motori i tyre i brendshëm, duke kontribuar për të shumë më tepër se ne që jetonim në viset e saj. Historiografia, letërsia, studiuesit tanë i kanë parë ata në këndvështrime të kufizuara ideologjike pozitiviste, duke qëndruar shumë më poshtë se niveli i tyre. Shpresoj se gjeneratat e reja do të dijnë t'i lexojnë dhe deshifrojnë si duhet, pa qenë e nevojshme të kthehemi në glorifikimet e lashtësisë. Ndërsa beteja ime e fundit është që veprat e mia t'i shkruaj në gjuhën e nënës.
Një Kongres i studiuesve ndërkombëtarë për herë të parë në Shqipëri...
Ky kongres ishte një sfidë e madhe për Shqipërinë. Ajo ka pasur një situatë paradoksale, ka mbijetuar në kushte e një izolimi të egër, të paimagjinueshëm për Evropën dhe ka një kapacitet intelektual në të gjitha fushat, pavarësisht nga kufizimet idelogjike. Është shumë pozitive që për herë të parë Shqipëria mblodhi të gjithë studiuesit e vendeve ballkanike e më gjerë. Një sfidë që Shqipëria e realizoi me sukses të madh, duke mbetur në këtë mënyrë një referencë për brezat që do të vijnë më pas.
Pavarësisht se ju shprehët qëndrimin kritik ndaj mitizimit apo diabolizimit të së kaluarës, shumica e kumtesave, që po mbahen në këtë kongres, kanë të bëjnë pikërisht me ato periudha, që përmendet më lart...
Është një konstante e paevitueshme. Për sa na përket ne shqiptarëve në të tre viset ku jetojmë, kemi jetuar në një regjim të fortë kufijsh. Diferencat kulturore janë të dukshme, prandaj dhe unë i mëshoj fort faktit se duhet të ruajmë gjuhën e unifikuar, një diçka që është shumë herë më e nevojshme për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Gjuha është aspekti kryesor që i dallon njerëzit, veprat që krijohen në Kosovë e Maqedoni janë larg standardeve të atyre që krijohen në Shqipëri. Kjo është tepër e rëndësishme nëse shqiptarët e Kosovës patën një hapje drejt botës, shqiptarët e Maqedonisë mbetën shumë të izoluar, pasi jetonin në zonat rurale si edhe aspekti fetar nuk favorizoi zhvillimin e tyre. Ndjehet një qëndrim identifikues, një qëndrim që vjen nga koha e otomanizmit, por kurrë nuk mund të shërbejë në kohën tonë. Shembull i kapaciteteve kur shkëputen nga influenca të tilla janë me dhjetëra shqiptarë që, të ndodhur në kushte moderne, pavarësisht nga nivelet e arsimimit, drejtuan biznese të fuqishme.
Si paraqitet gjendja e shqiptarëve sot në Maqedoni?
Më duhet të shpjegoj se të drejtat e shqiptarëve kanë qenë shumë të kufizuara deri nga fundi i viteve '70. Më vonë edhe krijimi i Republikës së Maqedonisë, e cila nuk mund të mendohej pa prezencën e shqiptarëve. Natyrisht, këto kufizime nuk i ishin pa pasoja të formimit të disa intelektualëve. Ekzistonin disa institucione, ku shqiptarët mund të shpreheshin si shkollat fillore, ato të mesme, gazeta të përditshme dhe kaq. Inkuadrimi i tyre po bëhet dhe po pranohet me vonesë dhe vetë fakti, që Kushtetuta maqedonase akoma e favorizon aspektin etnik dhe jo aspektin qytetar, është baza që provokon gjithë këto mosmarrëveshje. Pavarësisht nga dinamizmi dhe qëndrimet e matura të shqiptarëve, ne jemi disi viktima të asaj sëmundjes foshnjore të demokracisë, që krijon ato situtata të tjera, ku foshnja kërkon të përtyp më shumë se ç'mundet. Kjo provokon një lloj të ri të vetizolimit. Edhe drejtuesit e partive politike shqiptare kanë shfaqur kufizimet e tyre. Kjo u pa edhe kur, në rastin e zgjedhjeve, komuniteti shqiptar nuk mundi të dilte me një kandidat të përbashkët për president. Partitë politike po monopolizojnë pushtetin, duke mënjanuar krejtësisht intelektualët.
Pra, në situatën aktuale, edhe komuniteti shqiptar është po aq përgjegjës sa ai maqedonas?
Vihet re një lloj tradite te shqiptarët për të mos gjetur gjuhën e përbashkët. Para disa vitesh, kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut iu paraqitën 14 ftesa nga organizata shqiptare për ditën e pavarësisë, si do ta komentonit këtë fakt?
No koment.
"Netët e poezisë strugane" dëbohen nga qyteti i tyre si rezultat i tensioneve etnike...
Jam një ndër themeluesit e këtij aktiviteti dhe pothuaj prej 30 vitesh jam marrë me të. Ato kanë njohur një periudhë të shkëlqyeshme dhe shqiptarët, pavarësisht nga kufizimet, kanë qenë prezent. Në mbrëmjet e Strugës kanë marrë pjesë shumë poetë me emër nga rajoni dhe bota. Ato kanë filluar më '61 dhe kanë qenë lokale, më pas u bënë kombëtare. Këshilli i mëvonshëm organizativ, që u krijua për poezinë strugane, hyri në konflikt me shtabin për Rezistencë, që për mua është një absurditet, por që bëri një kompromis për të patur vazhdimësinë ky aktivitet, duke u zhvilluar në Shkup. Është i logjikshëm kthimi për arsye se nuk mund të manipulohet arti. Besoj se në këtë rast shqiptarët e Strugës kanë treguar një pjekuri të madhe.
Diçka për politikën, në rast të një referendumi të maqedonasve, disa nga forcat politike shqiptare kanë deklaruar se do të organizojnë edhe ato një referendum për shkëputje nga Maqedonia. Opinioni juaj?
Referendumi nuk është plebishitar, është shprehje e një drejtimi që nuk e respekton realitetin, jo vetëm atë multietnik, por dhe atë të përgjithshëm, në kontekstin ndërkombëtar. Personalisht mendoj se nuk mund të zhvillohet, pasi nuk ka konsensusin e përgjithshëm. Ne duhet të besojmë në evoluimin e Maqedonisë dhe kësaj klase politike, që është në pushtet, pa marrë parasysh defektet e tyre, pasi qëllimi i tyre është integrimi në Evropë. Realizimi i një referendumi jo vetëm kufizon, por dhe ndalon ecjen drejt këtij objektivi. Çdo lloj favorizimi etnik i njërës apo i palës tjetër qoftë, do të ketë kundërgoditje. Ne duhet të tregojmë mençuri dhe pjekuri, ashtu siç kemi treguar deri më sot, pa revanshizma apriori.
Maqedonia dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët totalitare. Prej disa kohësh në Shqipëri po kërkohet hapja e dosjeve të shkrimtarëve...
Hapja e dosjeve nga njerëz pa talent, dhe për arsye spekulative, nuk është me vend. Është një betejë që nuk na çon përpara. Unë jam ballafaquar me këtë problem, kam patur dosje edhe anëtarë të familjes sime kanë patur. Shumë gjëra, të paktën në rastin e Maqedonisë, janë shkruar nga njerëz tepër primitivë. Të merren këto si "corpus delicti" mendoj se nuk i shërbejnë askujt. E mira është të dihen gjërat, por duhet të dijmë të shmangim çdo lloj manipulimi. Jagot nuk do të mungojnë kurrë, por nuk duhen inkurajuar në asnjë mënyrë. Nëse vërtet dëshironi të shikoni një muze të gjallë, të dhimbjeve dhe të vuajtjeve - kjo është Shqipëria, dhe këto nuk duhen të përsëriten më.
Shqipëria e madhe...!?
Zhorzh Simenon ka thënë në lidhje më kufijtë: "Kufijtë janë krijuar nga një popull i vogël që mendonte se një herë e një kohë ishte i madh". Shqipëria e madhe është një alibi e vendeve të tjera ballkanike për mitet e tyre të mëdhaja, si në rastin e serbëve që janë një popull qiellor, të preferuarit e Perëndisë. Dihet ku janë sot krijuesit dhe frymëzuesit e këtyre miteve, në Hagë. Por, edhe ne nuk jemi të vaksinuar ndonjëherë nga mitomania, por më tepër përpiqen t'ju vishen shqiptarëve ide të tilla, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Shqipëria është sot e hapur, ne jemi të lirë të shkojmë kudo. Si bota ashtu dhe fëmijët tanë, duhe ta kuptojnë edhe ne jemi pa kufij më. Koha e këtyre miteve ka kaluar dhe ato përdoren vetëm për nevoja politike e personale. Kongrese të kësaj natyre, ku vijnë edhe mitomanë, shërbejnë pikërisht për emancipimin e të gjithëve.
Mesazhi juaj për gjithë shqiptarët?
Mos harrojmë gjuhën e përbashkët, ky është mesazhi im.
Intervistoi:Leonard Olli