Berisha: Përshëndet firmosjen e Kartës së Adriatik 3 nga Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi

Kryeministri Berisha përshëndeti firmosjen e Kartës së Adriatik 3 nga Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.Kreu i qeverisë vlerësoi përfshirjen në këtë marrëveshje edhe të dy vendeve mike nga Rajoni i Ballkanit. Përmes një njoftimi, zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se Berisha e vlerëson këtë zhvillim si mjaft pozitiv dhe të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit. Pjesë e Kartës Adriatik 3 është Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe se bashku me 2 antëret e reja, numri i vendeve anëtare shkon në 5. Karta e Adriatik 3 u themelua në vitin 2003 si një mekinizëm bashkëpunimi mes vendeve aspirante për anëtarësim në NATO. Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, u bënë anëtarë të Adriatik 3 në një ceremonie në kudër të takimit të ministrave të jashtëm të OSBE-së.Karta e Adriatik 3 ishite një inisiativë e sukseshme për Shqipërinë dhe Kroacinë që gjatë samitit të Bukureshtit morën ftesën për anëtarësimit në NATO, ndërsa Maqedonia u pengua për shkak të emrit.