Barcelona-Real Madrid Spanja ndalet per super-El Clasico-n
Per Spanjen do te jete si nje finale Boterori per super-El Clasico-n Barcelona-Real Madrid te mbremjes se sotme parashikohet qe i gjithe vendi te mbaje frymen te lere gjithcka dhe te ndalet para ekraneve te vogla apo gjigante per te asistuar nenen e te gjitha ndeshjeve me sfida brenda sfides mes te medhenjve te Spanjes mes Pep Guardioles dhe Zhoze Murinjos mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Shtypi iberik nuk flet per gje tjeter dhe ne lidhje me ndeshjen jane ndare edhe kreret e politikes. Kryeministri socialist Hoze Zapatero blaugranas i thekur parashikon nje 4-2 numri dy i tij zevendeskryeministri Alfredo Rubalkaba madridist historik ve bast per njerezit e Murinjos. Shefi i opozites Mariano Rajoy i cili shpreson te fitoje zgjedhjet politike te 2012 parashikon nje 2-2 ekumenik. Nata e madhe e futbollit spanjoll e ka mundur ate te politikes. Per zgjedhjet vendimtare lokale te se dieles ne rajonet katalanase te cilat Zapatero mundet ti humbase parashikohet nje abstenim te rreth 50. Per Barca-Real me shume se 90 mije vendet e Kamp Nou do te jete te mbushura plot e perplot. Nderkohe qe ne Madrid 11 kinema kane vendosur ta transmetojne direkt ndeshjen dhe sinjali televiziv do te shperndahet ne te gjitha vendet e botes. Parashikohen rreth gjysme miliardi telespektatore. Do te jete sfida e pare spanjolle mes provokatorit Murinjo dhe njeriut anti-Muo Guardiola xhentellmeni. Mes kultures se familjes se madhe te Barces me tete titullare te ardhur nga ekipet e te rinjve dhe futboll-marketingut madrilen nje skuader per te cilen padroni Florentino ka harxhuar vitin e kaluar cerek miliardi euro per te blere galaktiket Ronaldo Kaka dhe Benzema. Dy stile dhe dy filozofi futbolli edhe ne taktike shkruante dje e perditshmja ABC. Nje ekip i rregullt me nje loje elegante dhe me shume fantazi eshte ai i Barcelones i cili lsquoqendiset nga Mesi Iniesta e Ksavi. Perballe tyre eshte kaloresia eksplozive e Realit qe mban targen e Murinjos ekipi i mbeshtetur ne sulm te fuqia dhe shpejtesia e Kristiano Ronaldo. Te dyja skuadrat luajne per tri piket. Shkojme ne Kamp Nou per te fituar - thote per Marcen Iker Kasiljas portieri i Realit dhe kombetares. Do te fitoje me i miri do te fitoje Reali - thote Ronaldo. Jemi favorite luajme ne shtepi - replikon Pike qe eshte dhe kolona e Barcelones. Te dyja skuadrat do te zbresin ne fushe me formacione luksi. Nuk ka demtime as skualifikime. Guardiola do perdore taktiken e zakonshme. Murinjo i mban kartat e mbuluara ka pergatitur ndeshjen ne stervitje me porta te mbyllura dhe u ka thene lojtareve te mos hapin goje per formacionin qe do te zbrese ne fushe shkruan Marca. Sfida e sotme mund te jete vendimtare per fitimin e La Ligas. Reali eshte ne krye ende i pathyeshem me nje pike avantazh ndaj Barces qe paguan humbjen brenda me Herkules. Te dyja skuadrat marshojne me te njejtin ritem derrmues te kundershtareve 8-0 ndeshja e fundit e Barces 5-1 ajo e Realit. Kush fiton ne Kamp Nou do te ndihet disi me prane titullit.