E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi vendos derbin e Vjenes me golin e 500 per Rapidin

Austri I djeshmi ne derbin 295 te Vjenes eshte goli i tete ne kampionat

Hamdi Salihi eshte njeriu qe ka vendosur ndeshjen e 295 derbi te Vjenes mes Austrise Vjene dhe Rapidit duke u rikonfirmuar edhe kete sezon ne listen e golashenuesve me te mire te kampionatit austriak. Bomberi i kombetares kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe realizoi golin e vetem te fitores 1-0 ne minuten e 51 teksa ka kaluar Rapidin ne epersi. Ky eshte edhe goli i tete personal per Salihin ne kampionatin austriak por qe ka pasur shume peshe qe ka vlejtur edhe tri pike te rendesishme ne nje sfide te madhe. Megjithate eshte nje gol jubilar per Rapidin pasi goli i Salihit eshte i 500-i i kesaj skuadre ne ndeshjet derbi. Ne minuten e 61-te shqiptari eshte ndeshkuar me karton te verdhe ndersa ne minutat e fundit te takimit ka humbur nje rast te paster per shenim. Po dje ne Serine A Bogdani eshte aktivizuar per vetem 57 minuta si titullar ne barazimin 1-1 qe Cezena ka marre dje ne shtepine e Barit. Me pas eshte zevendesuar nga Budan pasi paraqitja e tij nuk ka kenaqur. Ne Greqi Kristi Vangjeli eshte aktivizuar me kohe te plote ne radhet e Arisit te Selanikut i cili ka humbur minimalisht ne fushen e Panseirakosit. Ndersa Jahmir Hyka ka ngrohur edhe kete radhe stolin duke mos luajtur as edhe nje minute me Panionisin qe fitoi 1-0 ndaj Iraklisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›