Murinjo E njoh Barcelonen presioni do te jete mbi ta
E kane perkufizuar agimi i futbollit me thjesht eshte El Clasico nje Barcelona-Real Madrid kurre kaq e shumepritur si kjo e fundit te 2010. Perballen dy skuadrat ne momentin e tyre me te mire ne bote per nje ndeshje te madhe qe duket si finale e madhe mes dy gjiganteve qe kane fituar ne total 51 nga 78 titujt spanjolle deri tani. Eumlshte serish Murinjo kunder Guardioles shtate muaj pas sfides se 28 prillit te shkuar kur portugezi nen drejtimin e Interit eliminoi Barcen nga Champions dhe punetoret e Kamp Nout hapet rubinetet e ujit per te bezdisur Murinjon ish-asistentin e Van Gal pikerisht ne Katalonja i cili festonte kalimin ne finale. Por njerezit e kujtojne sikur luajtem kunder Madridit dhe jo kunder Murinjos - u shpreh nje dite me pare kapiteni Pujol. Gjithsesi tani eshte thuajse gjithcka gati per supersfiden dhe ai qe terheq vemendjen eshte padyshim Murinjo. Ish-trajneri i Interit qarteson temat e ndeshjes me blaugranet E di se si do te luaj kunder Barcelones. Nese i imponon stilin tend te lojes gjysma e betejes eshte e fituar. Nese adaptohesh me menyren e tyre te te luajturit do te humbasesh. Presioni do te jete i gjithe mbi shpatullat e tyre jo mbi ne. Pastaj Kristiano eshte ne forme te mrekullueshme dhe per te do te jete nje test shume i rendesishem. Shpresoj qe te jete nje ndeshje e madhe dhe ne fund te saj te flitet per futboll - shprehet ai. The Special One do te hedhe ne fushe gjithe artilerine do te jete formacioni i zakonshem Kasiljas Ramos Pepe Karvalho Marcelo Khedira Alonso Ronaldo Wzil Di Maria e Higuain.