Skenderbeu me mungesa do 3 piket ne shtepine e Teutes
Skenderbeu udheton sot drejt Durresit ku do te synoje te marre tri piket e radhes ne shtepine e Teutes. Por problemi per korcaret jane mungesat e shumta qe kapin numrin shtate. Kjo e ka bere me dhembje koke trajnerin Muca qe nuk do te kete ne dispozicion shtate lojtare ku gjashte prej tyre jane titullare. Bledi Shkembi Endri Vrapi Erbim Fagu Butrint Vishaj Borce Ristovski dhe Rafael Soza nuk do te jene ne fushen e lojes. Kapiteni Shkembi dje nuk eshte stervitur me ekipin ne Durres pasi ka qene ne Tirane nderkohe qe do te bashkohet me ekipin vetem pas se martes. Po ashtu edhe Soza dihet qe ndodhet ne spital ne kryeqytet nderkohe qe Vrapi ka qene i pranishem dje ne stervitje por ka qendruar me duar ne xhepa pasi duhet te qendroje pushim sipas stafit mjekesor. Mbrojtesi maqedonas Borce Ristovski eshte nje tjeter mungese per Skenderbeun.