E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi pret Çelsin e holandezit Hidink

Londër - Çelsi i Gus Hidink do të përballet sot me Totenhemin për javën e 30-të të Premier Ligës. Çelsit i është rikthyer besimi tek titulli, që pas mbërritjes së trajnerit holandez në krye të skuadrës. Klubi londinez ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Liverpulin në vendin e dytë, me nga 61 pikë, 4 më pak se Mançesteri udhëheqës.

Transferta e sotme me Totenhemin paraqitet e vështirë për skuadrën e Hidink, pasi vendasit gjithmonë i kanë shkaktuar probleme Çelsit. Totemhemi ndodhet në kuotën e 34 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 11-të. Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›