PSV vazhdon kryesimin ne Hollande. Belgjike Anderleht i pari

Ibrahim Afellay udhëheq PSV Eindhoven në një fitore 3-1 kundër Roda, në ndeshjen e fundit përpara tifozëve hollandezë, përpara se të transferohet në janar tek gjigandët spanjollë të Barcelonës. Eindhoven i duhen vetëm 5 minuta për të marrë kryesimin me Jermain Lens. Nuk dorëzohet Roda që arrin barazimin me një goditje dënimi të Hadouir. Mesfushori nuk i jep asnjë mundësi portierit Andreas Isaksson.
Eindhoven rrezikon prapa, por insiston drejt fitores, që mbërrin nga këmbët e Berg. Suedezi shënon golin e avantazhit, ndërkohë që Dzsudzsak mbyll llogarinë në minutën e 68, pas një kombinimi me Ola Toivonen. Pak minuta nga fundi Afellay përshëndet tifozët e tij, duke e lënë Eindhoven pas 7 vjet e gjysëm. 41 pikë për kryesuesit e kampionatit holandez, që ndiqen nga Tuente.
Në Belgjikë, Anderlecht lëviz në krye të klasifikimit, pas suksesit në transfertë 2-0 ndaj rivalëve të Bruges. Një ndeshje e tensionuar, që në fillim dhe de Bleeckere është detyruar të nxjerrë jashtë fushës lojtarët, pasi tifozët e Bruges filluan të godasin me borë lojtarët e Anderlecht, që duhet të ekzekutonin një goditje këndi. Lukarku ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 58, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë. Goli i 9 për sulmuesin e kombëtares belge, ndërsa Boussoufa ka siguruar rezultatin. Anderlecht kalon kështu Genk në renditje, pas barazimit të tyre 1-1 me Lierse.
Eno Skarço