“Punë shqiptarësh”, dyshime për manipulime në Gjermani
Ndeshja e Bundesligës 1 gjermane, Bokum-Energi Kotbus 3-2, e zhvilluar në shkurt të vitit 2009, është e dyshuar si e manipuluar. Janë mediat gjermanë që i bëjnë jehonë rastit të publikuar më parë në gazetën sportive italiane “Gazzeta dello Sport”, që ka publikuar edhe përgjimet. Sipas tyre, rezultati i ndeshjes dihej gjysmë ore para se të luhej ndeshja. Brenda njëzet minutash u vendosën në baste 1.2 milionë euro për shenjën “1”, për ekipin shtëpiak, pavarësisht se Energi Kotbusi ishte në avantazh. Në atë ndeshje kanë luajtur edhe dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësi Mërgim Mavraj për Bokumin dhe Ervin Skela për Energi Kotbusin, madje duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Tabloidi i famshëm gjerman “Bild”, ka publikuar edhe një pjesë të përgjimeve të bisedës midis mafiozit Françesko Avalone dhe lojtarit Kristian Biankone, një bisedë që daton më 2 mars të vitit 2009.
Biankone: “Dëgjo, kanë bërë një numër në Bundesligë, nuk është për të qeshur”.
Avalone: “Kur, dje?”
Biankone: “Të shtunën. Një kryevepër të vërtetë!”.
Avalone: “Në Bundesligë?”
Biankone: “Po, dhe unë e kam ditur gjysmë ore përpara”.
Avalone: “Cila ndeshje?”
Biankone: “Bokum dhe Kotbusi”.
Avalone: “Ajo 3-2?”
Biankone: “Ata e dinin tashmë, që ndeshje do të shkonte ashtu. Por deri njëzet minuta përpara ndeshjes nuk ishte vendosur asnjë euro. Në njëzet minutat e para pasi filloi takimi, ata vendosën 1 milion e 280 mijë euro. Gjatë transmetimit live të ndeshjes Kotbusi ishte në avantazh, dhe ata vendosën shuma prej 30 mijë dhe 40 mijë eurosh”.
Avalone: “Këta e kanë bërë atë në Gjermani, pasi këtu vetëm ndeshje e kampionatit italian mund t’i bësh direkt...”.
Biankone: “KJO ËSHTË PUNË SHQIPTARËSH!”
“Bild” shkruan, se ndoshta një gjurmë nga Shqipëria të çon drejt Bundesligës.
Interi, kampion i botës
Zikaltërit e Benitezit mposhtën 3-0 në finale kongolezët e Mazembesë
Pas 45 vjetësh rilind “Grande Inter”, duke fituar titulli e treëtë
Pas dyzet e pësë vjetësh rilind një “Grande Inter”. Në vitin 1965, Herrera i udhëhoqi zikaltërit në një dopjetë historike, duke ngritur Kupën Ndërkontintale kundër Indipidientes. Dje, në Abu Dabi, Masimo Morati pasoi babain e tij, Anxhelon, duke i dhuruar popullit zikaltër Botërorin e tretë për Klube, e që hipën nbi çatinë e botës pas tre vjetësh të fitores së kushërinjve të Milanit. Interi fiton 3-0 kundër kongolezëve të Mazembesë, me gola të Pandevit (13’), Etosë (18’) dhe zëvendësuesit Biabiani (85’). Një Inter i madh, që nisi me fitimin e kampionatit italian, Kupës së Italisë, Ligës së Kampioneve, Superkupës së Italsië dhe tani Kupës së Botës. Një Inter që fitoi tre trofe me Hoze Murinjon në bankinë dhe dy me Rafael Benitezit. Një super Samuel Eto, afrikani që ndëshkoi “vëllezrit” e tij nga Kongo, por që shënoi një gol dhe një asist në triumfin e madh të Interit. Para ndeshjes, edhe trajneri aktual i Realit të Madridit, Hoze Murinjo, tha se do ta shihte finalen i veshur me një fanellë të Interit, pasi ishte portugezi në bankinë kur Interi fitoi Ligën e Kampioneve, që i dha edhe mundësinë për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. Interi fitoi kështu 5 nga 6 trofetë e mundshëm, ndërkohë që rekordin e mban Barcelona, që vitin e kaluar fitoi 6 nga 6 trofetë. Në minutën e katërt, “pushtuesi” i fushave, italiani 23-vjeçar Mario Ferri hyri në terrenin e stadiumit, por u ndalua menjëherë nga forcat e sigurisë. E famshme është hyrja e tij gjatë gjysmëfinales së Botërorit, Gjermani-Spanjë.
LIBRI I ARTË
1960 Real Madrid
1961 Penjarol
1962 Santos
1963 Santos
1964 INTER
1965 INTER
1966 Penjarol
1967 R. Avellaneda
1968 Estudiantes
1969 Milan
1970 Feyenoord
1971 Nacional
1972 Ajaks
1973 Independiente
1974 Atletiko Madrid
1975 nuk u luajt
1976 Bayern
1977 Boca Jrs
1978 nuk u luajt
1979 Olimpia
1980 Nacional
1981 Flamengo
1982 Penjarol
1983 Gremio
1984 Independiente
1985 Juventus
1986 River Plate
1987 Porto
1988 Nacional
1989 Milan
1990 Milan
1991 Stella Rossa
1992 San Paolo
1993 San Paolo
1994 Velez Sarsfield
1995 Ajax
1996 Juventus
1997 Borusia D.
1998 Real Madrid
1999 Manchester Utd
2000 Boca Jrs
2001 Bajern
2002 Real Madrid
2003 Boca Jrs
2004 Porto
2005 San Paolo
2006 Internacional
2007 Milan
2008 Manchester Utd
2009 Barcelona
2010 Inter
Bora e rëndë ndalon futbollin në Angli
Kushte e ngricës në Britani shkaktuan kaos jo vetëm në rrugë dhe aeroporte, por bllokuan edhe zhvillimin e ndeshjeve të fundjavës, me katër ndeshje të anuluara ditën e shtunë në Premier Ligë. Ndeshja më shumë pritur e së dielës, Çelsi-Mançester Junaitid, por dhe përplasjet e ditës së shtunë: Aston Vila-Uigan, Livepul-Fulham, Birmingam Njukasëll dhe Arsenal-Stok Siti u anuluan. Edhe Bllekpull-Totenhem (luhet të dielën) u fut në listën e anulimeve. Në dy ndeshjet e vetme të zhvilluar, Sanderlendi fitoi 1-0 ndaj Bolton Uonderesit, gol i Uelbekut pas asistit te Bentit, duke u ngjitur në vendin e gjashtë, me një pikë më shumë se Boltoni. Bllekbërni barazoi 1-1 me Uest Hemin e Valon Behramit, e që ndodhet në vendin e fundit të Ligës angleze.
Bylisi kap mat Flamurtarin
Ballshiotët janë shndërruar në “macen e zezë” të vlonjatëve. Djemtë e Ilievskit i eliminuan nga Kupë kuqezinjtë e Maganit
Dash Frashëri
Bylisi, skuadra modeste nga Ballshi, por e drejtuar nga ish-trajneri i Maqedonisë, Nikola Ilievski, është shndërruar në “macen e zezë” të Flamurtarit. Pasi i eliminoi nga vazhdimi i Kupës së Shqipërisë në turin e dytë, madje duke fituar 1-0 në Vlorë - pas barazimit pa gola në “Adush Muça” - ballshiotët triumfuan sërish ndaj vlonjatëve duke shkaktuar një tjetër “shok” në Kategorinë Superiore. Pas një pjesë të parë pa gola, ishte mbrojtësi 21-vjeçar Bruno Kepi, i cili me golin e tij të minutës së 58-të – goli i tij i parë sezonal – vulosi dhe humbjen e katërt në 15 javë të Flamurtarit të Gugash Maganit.
Bylisi mori revanshin e humbjes së fazës së parë, po 1-0, ndërkohë që ballshiotët mund të mburren se në katër ballafaqime e deritanishmet kanë fituar dy herë me Flamurtarin, barazuar një e humbur po një. Duket se pas një serie të gjatë pozitive pre pesë fitoresh (nga java 8-12), vlonjatët nuk po e gjejnë dot ritmin, pasi kanë pësuar dy humbje në dy transfertat e fundit. Një hap fals i vlonjatëve – i katërti në transfertë, pas atyre me Teutën, Shkumbinin, Tiranën e tani me Bylisin – e që rihap më shumë se kurrë kampionatin në përfundim të pjesës së parë të tij, kur ka mbetur edhe një javë nga viti 2010. Skënderbeu i vendit të dytë, me vetëm 3 pikë larg Flamurtarit, ka shansin e mirë që nëse do të fitojë në Shkodër ndaj Vllaznisë, të kapë sërish vendin e parë. Nga ana e tij, Bylisi, tashmë në kuotën e 15 pikëve – të gjitha të marra në “Adush Muça” - kundër Flamurtarit realizoi fitoren e katërt sezonale, rikthehet te fitorja pas katër javësh, qysh kur triumfoi 3-2 ndaj Shkumbinit në javën e 11-të. Të premten, me dopjetën e kroatit Pero Pejiç dhe nga më nga një gol të firmosur nga Sebino Plaku dhe Andi Lila, Tirana sfidoi të ftohtin dhe borën e rrallë kryeqytetase për të triumfuar 4-0 ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi”. Sulmuesi kroat Pero Pejiç është shndërruar në këtë sezon në liderin e Tiranës, dhe tani ish-lojtari i Dinamos është dhe udhëheqësi i golashënuesve, 11 gola, një më shumë se Daniel Xhafaj i Flamurtarit.
KATËR HUMBJET E FLAMURTARIT
Java 5: Teuta-Flamurtari 2-1
Java 7: Shkumbini-Flamurtari 3-1
Java 13: Tirana-Flamurtari 2-1
Java 15: Bylis-Flamurtari 1-0
Flamurtari në transfertë: 8 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 4 humbje. Golaverazhi 9-10. Pikë: 10 (nga 24 të mundshmet)
KRYESFIDA
Sot, Vllaznia-Skënderbeu
Në Shkodër do të luhet supersfida e javës së 15-të, Vllaznia-Skënderbeu, me protagonistë në tribunën “VIP”, kryetaren e Kuvendit Popullor, shkodranen Jozefina Topalli, dhe ministrin e Financave, korçarin Ridvan Bode. Skënderbeu synon fitoren, nisur edhe nga humbja e Flamurtarit në Ballsh. Të hënën, kjo javë mbyllet me ndeshjen Shkumbini-Dinamo. Elbasani, i vendit të fundit, do të presë po të dielën Laçin në “Ruzhdi Bizhuta”.
Besa, pa “vizë” në
Durrës ndaj Teutës
Besa mori tri pikë jetike në fitoren 2-1 ndaj Teutës (e mbylli me dhjetë lojtarë) në “Niko Dovana”, e që përkoi me fitoren e parë në transfertë të kavajasve për këtë sezon. Mesfushori 19-vjeçar Albi Dosti shënoi për Teutën në minutën e 26-të, duke i çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e durrsakëve. Besa e Gerti Haxhiut ishte në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti me anë të Bilal Velisë në minutën e 81-të. Katër minuta më pas, golashënuesi më i mirë i Besës, Sokol Cikalleshi ekzekutoi saktësisht me penallti, duke realizuar golin e tij të pestë sezonal e që i dha fund thatësirës kavajase jashtë shtëpisë. Për Teutën, që u paraqit përballë kavajasve pas fitores befasuese ndaj Dinamos në kryeqytet (2-1), kjo ishte humbja e dytë rresht në “Niko Dovana” pas asaj me Skënderbeun në Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, pavarësisht humbjes, Teuta e ruajti vendin e gjashtë – me 21 pikë, ndërkohë që Besa – 12 pikë – la pas Elbasanin në vendi e fundit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15
17.12.2010
Tirana-Kastrioti 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’
18.12.2010
Teuta-Besa 1-2
Shënues: Dosti 26’/ Velija 81’, Cikalleshi (85’, p)
Bylis-Flamurtari 1-0
Shënues: Kepi 58’
19.12.2010
Vllaznia-Skënderbeu
Elbasani-Laçi
20.12.2010
Shkumbini-Dinamo
V Skuadra N D+- P
1 Flamurtari 15 +12 31
2 Skënderbeu 14 +9 28
3 Tirana 15 +9 25
4 Dinamo 14 +5 24
5 Vllaznia 14 +1 24
6 Teuta 15 +3 21
7 Kastrioti 15 -6 17
8 Laçi 14 -2 17
9 Shkumbini 14 -3 17
10 Bylis 15 -10 15
11 Elbasani 14 -9 9
12 Besa 15 -10 12
* Një ndeshje më shumë
GOLASHËNUESIT
11 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
20 Dhjetor 2010