E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Kemi një grup të mirë lojtarëshTrajneri Artan Bushati, i cili dikur ka qenë trajner i Elbasanit (nënkampion me këtë ekip, 2004-2005), shprehet i kënaqur me kushtet. “Unë jam si në shtëpinë time. Shpresojmë që stadiumi ‘Ruzhdi Bizhuta’

Ekipi Kombëtar U-21 nisi në fushën stërvitore “Shefqet Lamçe” të qytetit të Elbasanit përgatitjet për ndeshjen me Skocinë (28 mars), takimi i parë eliminator i Kampionatit Europian 2011. Shpresat janë akomoduar në hotel “Univers” në periferi të Elbasanit.

Trajneri Artan Bushati, i cili dikur ka qenë trajner i Elbasanit (nënkampion me këtë ekip, 2004-2005),  shprehet i kënaqur me kushtet. “Unë jam si në shtëpinë time. Shpresojmë që stadiumi ‘Ruzhdi Bizhuta’ të na sjellë fat. Është një grup i mirë lojtarësh, që besoj se do të tregojë vlera, duke filluar nga ndeshja me Skocinë”.

Mbrojtësi lezhjan Ditmar Bici, i cili aktivizohet në Bullgari me Belasica Petrich, shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 kundër Mynjorit. Në Bullgari, me Spartak Varna, luan edhe sulmuesi Enco Malindi, i cili është dhe kapiteni i Kombëtares U-21.

Trajneri Bushati ka në dispozicion gjashtë lojtarë sulmues, tre prej të cilëve luajnë jashtë: Hysa (Teuta), Dashi (Partizani), Shehaj (Flamurtari) si dhe Filipi (Ravena, Itali), Januzi (Vorskla Poltava, Ukrainë) e Malindi (Spartak Varna, Bullgari).

Mesfusha e Shpresave (9 lojtarë të thirrur) është forcuar edhe me praninë e Jahmir Hyka (Mainc 05, Bundesliga 2, Gjermani), por në këtë repart është edhe Semiran Cela, ky i fundit luan në Francë 2 me Angers.

Albania-sport.com mësoi se në “Ruzhdi Bizhuta” do të jenë një numër jo i vogël skautersh të huaj, të sjellë nga agjencia “Vata Vision Football Management”, që drejtohet nga menaxheri Rudi Vata, i cili për rastësi banon në Skoci, kundërshtari i dyfishtë i Shpresave tona.

KALENDARI
28.03.2009: Shqipëri-Skoci
01.04.2009: Skoci-Shqipëri
05.09.2009: Shqipëri-Azerbajxhan
09.09.2009: Austri-Shqipëri
14.10.2009: Bjellorusi-Shqipëri
13.11.2009: Shqipëri-Austri
17.11.2009: Shqipëri-Bjellorusi
04.09.2010: Azerbajxhan-Shqipëri

SHQIPËRIA U-21
1.Shpëtim Moçka             Flamurtari
2.Sulejman Hoxha         Dinamo
3.Renato Malotaj         Partizani
4.Ditmar Bicaj             Belasitsa Petrich, Bullgari
5.Franc Veliu             Flamurtari
6.Bazjon Tragaj             Besa
7.Sabien Lilaj             Tirana
8.Emiljan Vila             Teuta
9.Enco Malindi             Spartak Varna, Bullgari
10.Erando Karabeci         Partizani
11.Vilfor Hysa             Teuta
12.Ahmed Januzi             Vorskla Poltava, Ukrainë
13.Polizoi Arbri         Bylis
14.Alban Dashi             Partizani
15.Semiran Çela             Angers, Francë
16.Brian Filipi             Ravena, Itali
17.Jozef Thana             Teuta
18.Renato Hyshmeri         Elbasani
19.Olsi Teqja             Kastrioti
20.Ergys Sorra             Tirana
21.Migel Metani             Tirana
22.Ardit Shehaj             Flamurtari
23.Jahmir Hyka            Mainc 05

E Marte, 24 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›