Lorik Cana: “Do të fitojmë për ju tifoz딓Por, pa tifozerinë dhe mbështetjen e gjithë kombit nuk jemi asgjë. Fundja kemi një qëllim të përbashkët, jetojmë dhe luajmë për ta sa herë që veshim këtë fanellë”.

Lorik Cana pohoi se ende i ka në kujtesë imazhet e ndeshjes kundër Maltës (i dëmtuar e ndoqi nga televizioni në shtëpinë e tij në Francë), takimi më i dobët i Shqipërisë në pesë përballjet eliminatore të Kampionatit Botëror 2010.
I lumtur pas kualifikimit kundër Ajaksit në Kupën UEFA (Marseja e tij do të luajë në çerekfinale kundër ukrainasve të Shahktor Donetskut), dy fitoreve rresht në kampionat (Olimpiku i tij ndodhet në vendin e dytë me një pikë më pak se Lioni në kampionatin francez), Loriku rrezaton qetësinë e tij tipikë, duke krijuar edhe një atmosferë të bukur në qendrën grumbullimit të përfaqësueses kundër Hungarisë e Danimarkës.
25-vjeçari Lorik Cana është gjithmonë i “ftohtë” në deklarata, cilësi kjo e lojtarëve profesionistë. “Nuk diskutohet që të gjitha ndeshjet për ne janë shumë të rëndësishme, aq më tepër që kundër Hungarisë luajmë në fushën tonë e publiku do gjithnjë suksesin. Luajmë kundër një skuadre që edhe pse nuk ka emra të mëdhenj, luan një futboll të shpejtë dhe të organizuar.
"Në këtë sfidë duhet të dhurojmë patjetër gjëra pozitive. Do të punojmë shumë së bashku me trajnerin për të bërë më të mirën”, - tha Loriku, i cili mendon se me të drejtë shqiptarët mund të jenë më pak euforikë se para ndeshjes me Maltën.
“Por, pa tifozerinë dhe mbështetjen e gjithë kombit nuk jemi asgjë. Fundja kemi një qëllim të përbashkët, jetojmë dhe luajmë për ta sa herë që veshim këtë fanellë”.
Edhe Loriku flet për mungesën e shumëdiskutuar të Erjon Bogdanit. “Për mua është një lojtar i padiskutueshëm në organikën e përfaqësueses. Trajneri sigurisht ka bërë zgjedhjet e tij, që duhen respektuar. Me sa di unë, Bogdani, në këto dy ndeshjet e fundit ka luajtur. Nuk dua të ofendoj asnjë nga sulmuesit e tjerë të grumbulluar, por mendoj se Bogdani në të ardhmen do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës shqiptare. Mund të jetë një lënie jashtë vetëm për momentin”.
Në pesë takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta) e humbur me Hungarinë (2-0, në Budapest), duke grumbulluar 6 pikë, një më shumë se Portugalia e Suedia, që kanë luajtur nga ana e tyre respektivisht katër e tri ndeshje.
Kundër Hungarisë kemi zhvilluar deri tani katër takime dhe bilanci është shumë negativ: 1 barazim dhe 3 humbje, madje ndaj saj kemi pësuar edhe humbjen më të thellë në histori: 12-0, në një miqësore të zhvilluar, më 24 shtator të vitit 1950 (trajner Ludovik Jakova), madje si për ters nuk kemi mundur të shënojmë qoftë edhe një gol të vockël.
BILANCI ME HUNGARINË
20.08.1947
Tr.: Ljubisha Broshiç
Hungari-Shqipëri 3-0
(Kam. Europës Qëndrore)
23.05.1948
Tr.: Adem Karapici
Shqipëri-Hungari 0-0
(Kam. Europës Qëndrore)
24.09.1950
Tr.: Ludovik Jakova
Hungari-Shqipëri 12-0
(Miqësore)
11.10.2008
Tr.: Ari Han
Hungari-Shqipëri 2-0
(Elim.Kamp.Botëror 2010)
Bilanci: 4 takime; 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje
SHQIPËRIA KUNDËR HUNGARISË E DANIMARKËS
Portierë
1.Arian Beqaj Anorthosis 37
2.Isli Hidi Kryvbas Krig 8
3.Samir Ujkani Palermo 0
Mbrojtës
4.Andi Lila Tirana 5
5.Armend Dallku Vorskla 29
6.Debatik Curri Vorskla 21
7.Ansi Agolli Tirana 8
8.Kristi Vangjeli Aris 15
9.Endrit Vrapi Elbasani 7
10.Elvin Beqiri Vllaznia 41
11.Admir Teli Karabakh 4
Mesfushorë
12.Lorik Cana O.Marsejë 35
13.Altin Lala Hanover 96 70
14.Ervin Skela E.Kotbus 59
15.Gilman Lika Hacetepe 2
16.Ervin Bulku Kryvbas Krig 15
17.Dorian Bylykbashi Kryvbas Krig 2
18.Elis Bakaj Dinamo 2
19.Klodian Duro Omonia 55
Sulmues
20.Hamdi Salihi SV Ried 10
21.Xhevahir Sukaj Vllaznia 1
22.Besart Berisha AC Horsens 13
23.Migen Memelli Tirana 0
Grupi 1
Skuadra ND F B H G+ G- P
Danimarka 3 2 1 0 6 2 7
Hungaria 4 2 1 1 4 2 7
Shqipëria 5 1 3 1 3 2 6
Portugalia 4 1 2 1 6 3 5
Suedia 3 1 2 0 2 1 5
Malta 5 0 1 4 0 11 1
E Marte, 24 Mars 2009