Vrapi: Të shlyejmë gabimet e Maltës"Shprej gatishmërinë time, që të jap gjithçka nëse do të kërkohet ndihma ime”

Mbrojtësi i Elbasanit, Endri Vrapi, shpreson si të gjithë në një fitore me Hungarinë. “Vetëm kështu mund të harrojmë barazimin trishtues ndaj Maltës. Uniforma e ekipit Kombëtar është e magjishme. Shprej gatishmërinë time, që të jap gjithçka nëse do të kërkohet ndihma ime”, - tha 26-vjeçari gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” në ambientet e hotel “Dyrrah”, ku dhe është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Hungarinë.
E Marte, 24 Mars 2009