E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez kërkon 60 milionë £

Menaxheri Rafael Benitez ka thënë se Liverpool duhet të shpenzojë rreth 60 milionë funta gjatë verës nëse dëshiron të luftojë për titull të kampionit në Premierligë, sezonin e ardhshëm. Benitezi beson se klubi duhet të transferojë së paku tre futbollistë të rinj gjatë verës.

“Çmimi i një futbollisti të klasit të lartë është rreth 20 milionë funta. Mendoj se na nevojiten tre të tillë. Ne duam ta ruajmë ekipin aktual, por nganjëherë ju jeni të detyruar të shisni dy ose tre futbollistë që nuk kanë luajtur aq shumë”, tha Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›