E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe këtë vit Universiteti Veror

Në Universitetin e Prishtinë do të mbahet për të dhjetën here Universiteti Veror. Ky eveniment, po vazhdon traditën e tij në bashkëpunim më Universitetit të Prishtinës, i cili mbetet mundësi më e favorshme në zhvillimin e njohurive akademike për të gjithë studentet pjesëmarrës.

Universiteti Veror, është projekti më i madh ndërkombëtar, i cili ka për synim të ngritë nivelin e ndërkombëtarizimit të UP-së dhe të kontribuoi në zhvillimin afatgjate të arsimit në Kosovë Konkursi, në Universitetin Veror është mundësi e mirë në fushën akademike, për të gjithë ata studentë që duan të marrin njohuri më të shumta në fashat përkatëse që përveç kësaj, ndihmon po ashtu, që të shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre akademike më të gjithë studentët nga e gjithë bota.

Mësimi zhvillohet nga profesor vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa edhe këtë viti pritet të gjitha kurset do të zhvillohen në gjuhën angleze, duke ofruar kështu mundësi për aplikimin e kritereve ndërkombëtare të organizimit të kurseve dhe përdorimit të literaturës më bashkëkohore ndërkombëtare Universiteti Veror mbetet, mundësi e vetme që ndihmon studentet në zgjerimin e njohurive dhe aftësive në fushën akademike.

Ky projekt është nismë e Universitetit të Prishtinës dhe e Shoqatës për Trajnim Akademik – SPARK, ndërsa mbështetet financiarisht nga një numër i madh institucionesh, Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›