Benitez kërkon fokusim në ligë dhe jo në kupë
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, porosit lojtarët e tij të fokusohen në Premierligë dhe jo në Kupën FA, pasi të kuqtë do të duhet të përballen me Evertonin në rundin e tretë të kupës. "Është një short i cili do të na ngazëllejë të gjithëve në qytet, pasi çdokush e din rivalitet e madh që ekziston në mes dy klubeve. Por, ne duhet të mbajmë mend se kemi disa ndeshje tjera të mëdha në ligë para atyre të kupës", ka thënë Benitez. "Vetëm kur ndeshja e kupës të afrohet, ajo do të jetë fokus i ynë. Para saj ne do të luajmë me Stoke dhe Evertonin në ligë, andaj duhet ta ruajmë përqendrimin në këto ndeshje", ka shtuar spanjolli.