E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic kundër Cesenas

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është në prag të rikthimit në fushën e lojës për ndeshjen e fundjavës kundër Cesenas. Sulmuesi suedez morri një goditje në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës javën e kaluar dhe kaloi ditët e tij të mjekimit në vendlindje. Ibrahimovic është rikthyer në Milano, të hënën dhe përmirësimi shëndetësor i tij po ecën shumë mirë.

Ai nuk do të jetë pjesë e takimit të së mërkurës kundër Udineses, por mund të bëjë një paraqitje si zëvendësues gjatë fundjavës ndaj Cesenas. Massimiliano Allegri shpreson ta ketë të gatshëm Ibran për 11-shen startuese në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen që zhvillohet më 28 shtator. Ndërkohë Filippo Inzaghi mund të përfshihet në ekip për ndeshjen e mesjavës kundër Udineses.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›