Benitez nuk e drejton Turqinë

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 19:15
Menaxheri i Rafael Benitez e ka përjashtuar çdo mundësi që asistuesi i tij ta zëvendësojë trajnerin holandez, Guus Hiddink në bankinën e Turqisë.
“Nuk e kemi marrë asnjë propozim. Turqia, si dhe çdo kombëtare tjetër, nuk është ndër objektivat e Benitezit. Kemi marrë oferta nga disa klube. Dëshirë e jona është që Rafa të mbetet në Angli”, tha për skysports.com menaxheri i trajnerit spanjoll, i cili së fundmi ishte trajner i Interit, të cilit iu bashkua pasi kaloi një periudhë të gjatë në Liverpool.