Hleb u rikthehet stërvitjeve

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 17:19
Mesfushori i Birmingham Cityt, Alexander Hleb u është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit në gju, që e la jashtë fushës së blertë për katër javë.
29 vjeçari, i cili po e kalon sezonin në klubin anglez si huazim nga Barcelona, nuk ka luajtur që nga 27 nëntori.
“Nuk mendoj se ai është i përgatitur sa i nevojitet një futbollisti. Alex po punon intensivisht, sidomos javën e fundit. Ai po stërvit mirë”, tha menaxheri i Birmingham, Alex McLeish.