Laurent Gabgbo nuk lëshon pe
Presidenti i vetëshpallur i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo ka propozuar një hetim ndërkombëtar të rezultatit të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale, në fund të nëntorit. Ai nuk dëshiron një luftë të re civile, tha Gbagbo në një fjalim televiziv. Në hetim mund të marrin pjesë edhe ekspertë të Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Rusisë dhe të Bashkimit Evropian.
Gbagbo përsëriti edhe njëherë pretendimin e tij për fitimin e zgjedhjeve me 51,5 për qind të votave. Kundërshtarin e tij Alassane Ouattara, ai e bëri përgjegjës për trazirat aktuale në vend. Sipas të dhënave të bashkësisë ndërkombëtare, Ouattara është fitues i zgjedhjeve presidenciale. Ndërkohë Bashkimi Evropian e rriti trysninë mbi presidentin e rrëzuar me votë Gbagbo dhe vendosi sanksione. Në të ardhmen për Gbagbon dhe 18 njerëz të rrethit të tij të ngushtë, vlen ndalim-hyrja për në BE. Do të pasojë ngrirja e llogarive të tyre, paralajmëruan diplomatë të BE-së në Bruksel.
Në ndërkohë OKB-ja ka paralajmëruar për rrezik të luftës civile në Bregun e Fildishtë.
Kjo organizatë ka akuzuar përkrahësit e Gbagbos se kanë rekrutuar mercenarë liberianë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se kampi i Gbagbo po përpiqej ti bënte bllokade misionit të OKB-së, që mbron Alessane Ouattaran.