E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Nuhiu kërkohet nga Shqipëria

Kombëtares së Shqipërisë në një të ardhme të afër pritet t’i shtohet edhe një tjetër futbollist shqiptar. Fjala është për sulmuesin e skuadrës angleze Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu. Madje, futbollisti shtatlartë tashmë i ka nisur procedurat për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

“Atdheu është duke e kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për pajisje me nënshtetësi shqiptare. Besoj se shumë shpejt edhe do të filloj proceduar për pajisje me pasaportë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Lirim Zhalla.

Vetë Nuhiu e pati shprehur gatishmërinë e tij për ta veshur fanellën kuq e zi, pasi deri më tani ai ka luajtur vetëm për ekipet U-19, U-20 dhe U-21 të Austrisë. Duhet theksuar se para Sheffield Wednesday, Nuhiu pati luajtur edhe për këto ekipe: Austria Karnten, Ried, Rapid Wien dhe Eskisehirspor./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›