Vllaznia kerkon fitoren, Tirana shmang barazimin
Vllaznia synon qe te dale nga kriza me nje fitore qe synon ta realizoje ndaj kampioneve ne fuqi dhe madje pretendon qe te rikthehet per te fituar titullin kampion, ne fund te ketij edicioni. Ne perballjen e sotme me Tiranen, trajneri shkodran Edmond Luci theksoi se do te kerkohet maksimumi per t'iu larguar se pari, fundit te tabeles se klasifikimit. Ne "Loro Borici" do te zhvillohet sfida kryesore e javes mes Tiranes dhe Vllaznise se Shkodres. Tirana do te udhetoje drejt Shkodres, me synimin qe te ngjitet dhe te afrohet me kryesueset. Sipas presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj, kjo do te jete nje ndeshje delikate per te ardhmen e ekipit te tij. Vllaznia ka grumbulluar vetem shtate pike, ne tete jave dhe nje humbje do ta lere ne fund, edhe pas javes se nente. Nga ana tjeter trajneri Alban Tafaj pasi shijoi fitoren e pare ne stolin bardheblu, ne fund te ndeshjes me Teuten, pranon se ne Shkoder i pret nje sfide e veshtire. - "Synojme fitoren, me qellim qe te ruajme pretendimet per titull,' - tha Tafaj. Bardheblite jane nisur nje dite me pare drejt Shkodres dhe pretendojne qe te marrin maksimumin, ne perballjen e sotme me ekipin rival, te nje edicioni me pare.