E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e ardhshme, vendimi per lojtaret e papaguar te Tiranes

Ankesat e ish-lojtareve te Tiranes, Fish dhe Pema, si dhe te futbollistit tjeter, qe aktivizohet aktualisht ne radhet e bardhebluve, Abraham, do te merren ne konsiderate me 6 nentor. FSHF nuk mori asnje vendim gjate dites se djeshme, ne lidhje me ankesat e tre lojtareve ne fjale, sipas te cileve, - Tirana iu detyrohet ende, ne baze te kontratave, ketyre lojtareve. Klubi i Tiranes ka depozituar ne anen tjeter pretendimet per ankesat e lojtareve dhe FSHF pritet qe te zgjedhe kete ceshtje nje jave me vone. Fish dhe Pema kane qene lojtare te Tiranes rreth dy sezone me pare dhe pas largimit pretendojne se nuk kane marre te gjitha parate. Po ashtu edhe Abraham, i cili eshte i demtuar, ka bere te njejten kerkese. Nderkaq, menaxheri i tyre ka kercenuar se do te depozitoje ceshtjen ne FIFA, nese lojtaret nuk marrin detyrimet qe i ka Tirana. Ne shumicen e rastve, lojtaret e huaj qe luajne ne Shqiperi nxjerrin pretendime per te parate qe nuk perfitojne ne baze te kontrates qe nenshkruajne me klubin e tyre.

Ministri i Financave theksoi se perfunduan me sukses stadiumet

Afrika e Jugut jep garanci: Boterori 2010, si "festival"

Ministri i Financave, ne Afriken e Jugut, Pravin Gordhen theksoi e kombi i tij eshte shume prane realizmit te premtimit, se do te organizoje me sukses te plote finalet e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". - "Vitin tjeter, ne e ftojme boten qe te bashkohet me festivalin e futbollit qe do te zhvillohet ne vendin tone. Ne si vend, jemi gati qe te demonstrojme me ane te nje projekti gjigant, qe lidhet me infrastrukturen moderne qe eshte ndertuar, deri te sherbimet shendetesore per te gjithe te pranishmit, se jemi te afte te realizojme me sukses boterorin e futbollit, kete event madheshtor. Ne cdo qytet grupet e punes kane bere te pamunduren per te arritur gjithcka ne kohe dhe ia kane dale mbane ," - thekson Gordhen. - "Sigurisht ka pasur mjaft skeptike, nga ata qe thoshin se nuk do ta realizonim si duhet organizimin e ketij aktiviteti, qe nuk do te kishte drita ne qytetet ku do te zhvillohen ndeshjet dhe puna shkoi deri aty sa po mendohej nje plan "B", per organizimin e ketij boterori. Tani keta zera kane rene ne qetesi. Afrika e Jugut mezi po pret finalet e Kupes se Botes dhe suksesi do te jete i padiskutueshem" - shprehet ministri i Financave, Gordhen. Afrika e Jugut do te jete vendi i pare afrikan qe do te organizoje finalet e nje boterori. I tere shteti afrikano-jugor eshte vene ne levizje, kur kane mbetur edhe pak muaj, teksa jane ngritur ne mbare kete vend grupe pune te posacme, per te pritur dhe organizuar finalet e boterorit. Kupa e Botes vleresohet dhe mbetet eventi me i madh planetar, aq sa nuk njeh konkurrente. Ekranet ne mbare boten per nje muaj perqendrohet nga fusha e blerte, ku per nje muaj diskutohet trofeu me i lakmueshem sportiv ne bote. Ekonomite e vendeve organizatore njohin rritje te menjehershme, pas ketij aktiviteti.

A.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›