"Gjykata te fshije regjistrimet e pasurive"
Ankimimi i Avokatit te Popullit ne thelb kerkon qe, fshirja e regjistrimeve nuk duhet te urdherohet nga administrata e regjistrimit te pasurive, por nga gjykata. Por sipas Drejtorit juridik, te zyres qendrore te regjistrimit te pasurive, ligji 7843 per pasurite e paluajtshme nuk bie ne kundershtim me Kushtetuten, pasi regjistrimi i pasurive te paluajtshme eshte akt qe kryhet nga administrata e regjistrimit dhe bazuar ne kodin e procedurave administrative, eshte kjo administrate qe ka te drejten te modifikoje aktin kur ai nuk eshte ne perputhje me ligjin. Ndryshimi i ligjit qe erdhi si domosdoshmeri, per shkak se fenomeni i ekzistences se disa titujve te pronesise, per te njejten prone, ishte bere shqetesues. "Ngarkoj zyren e regjistrimit te pasurive te beje regjistrimin, bazuar ne kodin e procedurave administrative", deklaroi ai. Ne baze te nenit 10, te ligjit 7843, parashikohet se ne rastet kur, per te njejten pasuri, jane bere me shume se disa regjistrime, te cilat nuk kane rrjedhur nga njeri tjetri, regjistruesi me vendim te arsyetuar i kerkon kryeregjistruesit te vendose fshirjen e regjistrimeve te bera pas regjistrimit te pare. Deri ne nxjerrjen e nje vendimi te kryeregjistruesit, per miratimin ose refuzimin e kesaj kerkese, regjistruesi ben pezullimin e regjistrimit te prones dhe mbi pasurite nuk mund te kryhet asnje veprim tjeter. Pra, pavaresisht se zyra e regjistrimit te pasurive ben regjistrimin, fshirja e pasurive i nenshtrohet kontrollit gjyqesor, dhe brenda 30 diteve nga marrja e vendimit, palet e interesuara mund t'i drejtohen gjykates, e cila vendos vulen perfundimtare pasi zyra e regjistrimit nuk jep tituj pronesie, as i cenon keto akte, sipas Drejtorit juridik, por ben thjesht regjistrimin e tyre. Renia poshte e nenit 10. te ligjit 7843, do ta conte situaten ne gjendjen e meparshme, cka do te thote serish, ekzistencen e disa titujve te pronesise, nga pronare te ndryshem per te njejten prone, duke e lene kete problem te pazgjidhur ne vite.