E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shahu, mbulon territorin e vendit

Aranit Muraci

Pas perfundimit me sukses te kampionateve kombetare, Federata e Shahut, kerkon qe te shenoje nje sukses te mundshem, ne arenen nderkombetare. Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Shahut, Sabri Bejleri, flet per "Koha Jone", ne lidhje me ecurine e aktiviteteve te ketij edicioni. Ne Sarande moren pjese 11 sportiste te njohur te shahut, per ekipet tona kombetare. Ne Kampionatin e fundit Kombetar te meshkujve, ne kete aktivitet, kampion doli Ilir Seitaj, i cili ka fituar edhe me pare tituj te tjere kombetare dhe njeh suksese. - "Ishte nje gare interesante dhe me rivalitet," - thekson Bejleri. - '"Rivaliteti dhe garuar ishin nder me interesantet, qe jane zhvilluar gjate viteve te fundit, " - shton me tej sekretari i pergjithshem i shahut. Per kete vit, ne vend te dyte u rendit Boshi dhe ne vend te trete Hashiku. Bejleri permend faktin se kete vit ka pasur interes edhe nga qytete, qe nuk kane garuar me pare, cka perben nje tregues pozitiv, qe jep premisa se shahu do te kthehet ne nje sport sa me masiv, ne te ardhmen. - "Ishte Tropoja qe garoi ne kampionatin e fundit, mes 11 ekipeve pjesemarrese dhe shpresojme qe ne te ardhmen numri i ekipeve te tjera te shtohen." Pak dite me pare ne Tirane u mbyll kampionati i femrave per shah dhe kampione vendi doli sportistja e Partizanit, Eglantina Shabanaj. Pas saj u rendit Rosela Pasku dhe e treta Alda Shabanaj. Ne muajin nentor, ne Turqi do te zhvillohet Kampionati Boteror i te Rinjve, ne Shah. Ne kete aktivitet nderkombetar do te marrin pjese edhe shtate shahiste, nga vendi yne. Sipas sekretarit te pergjithshem te Shahut, Sabri Bejleri, me pjesemarrjen e sportisteve te rinj, vendi yne synon qe te arrije rezultate sa me pozitive. - "Jane shtate sportiste, nga te rinjte, te perzgjedhur per te konkurruar ne Kampionatin Boteror, qe do te zhvillohet ne Antalia te Turqise. Nga keta sportisteve, pese jane djem dhe dy vajza." Me kete aktivitet nderkombetar do te mbyllen te gjitha garat e shahut ne vend, ne pritje te vitit tjeter, ku pritet qe te investohet me shume dhe te shtohet masiviteti i ketij sporti ne vend. Prej gati nje viti, Federata Shqiptare e Shahut drejtohet nga biznesmeni i njohur, Rezart Taci. Per kater dite ne jave, sportiste dhe njerez te pasionuar te shahut ndeshen me njeri-tjetrin ne ambjenetet e Federates, ku kushtet jane teper te pershtatshme. Sipas drejtuesve, ka edhe sportiste prej dekadash qe vazhdojne te ndjekin me pasion kete sport.

Zhvillimi

Mes ekipeve qe konkurruan gjate ketij edicioni ishte edhe Tropoja. Ky fakt vleresohet sipas drejtuesve, si nje tregues se shahu eshte shtrire ne te gjithe territorin e vendit dhe pritet te kete nje zhvillim ne et ardhmen

Problemi

Si cdo sport, edhe shahistet shpesh ndeshen ne probleme financiare, per shkak se aktivitetet nuk mund te mbulohet te gjitha me shpenzimet e shtetit. Ka pasur raste qe ata kane garuar me shpenzimet e tyre.

Shahu

Historia e sportit qe zhvillon mendjen e njeriut

Me fillim te shekullit te '19, sporti i shahut mberriti edhe ne Shqiperi. Per here te pare, kjo loje erdhi nepermjet tregtareve te asaj kohe. Natyrisht luhej mes familjareve tregtare, ne ambiente publike. Gradualisht filloi te luhej edhe neper kafenete e qytetit. Lojtari i pare i njohur per fitoret qe shenonte ne shah ishte Abdulla Tirana, nga Elbasani. Pas viteve 1910, prej tij, qe e mesoi shahun ne Persi, loja e shahut u perhap ne Elbasan dhe ne vitet '30 kjo loje mori nje perhapje te gjere edhe ne qytete te tjera, derisa ne mes te ketyre viteve u zhvillua kampionati i pare kombetar. Ne Tirana u zhvillua kampionati i pare, ku moren pjese shahiste te pasionuar nga e gjithe Shqiperia, te cilet paguan nje takse prej 5 Frangash Ari. Ne kampionatin e pare te shahut more pjese vetem disa shahiste nga Tirana, per shkak te takses, qe duhet te paguanin. Me tej shahu filloi qe te luhej gjeresisht dhe u perhap ne cdo qytet te Shqiperise. Ne mes te viteve '70, Shahu ne Shqiperi arriti kulmin, si per nga masiviteti, edhe per sukseset qe shenoi ne arenen nderkombetare. Kampione te medhenj te Shahut, si Mjeshtri i Madh Nderkombetar, Erald Dervishi, vazhdojne edhe sot qe te kujtohen mes sportisteve me te shquar te vendit tone.

Tirana pret ne dhjetor shahiste te huaj

Ne muajin dhjetor do te zhvillohet nje aktivitet ne Tirane, mes sportisteve me te mire te rajonit. Ky do te jete aktiviteti i pare nderkombetar, qe do te zhvillohet ne vendin tone, pas nje kohe te gjate. Federata Shqiptare e Shahut po shperndan ftesa, per sportiste te vendeve te rajonit dhe shpreson qe aktiviteti nderkombetar te sherbeje si nje mundesi e mire, per te rritur cilesine e shahut, ne vendin tone. -" DO te kete sportiste nga Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bulgaria dhe nga vende te tjera te rajonit." Sipas Bejlerit, shume prej ketyre vendeve kane investuar prej kohes ne sporte dhe per kete arsye kane pasur suksese me te larte ne arenen nderkombetare. - "Vendet e tjera te rajonit kane investuar me shume dhe ka pasur nje rritje te dukshme te cilesise, ne lojen e Shahut," - thekson Bejleri. - "Edhe Shqiperia po hedh hapa drejt zhvillimit te ketij sporti." Aktiviteti nderkombetar do te shtoje interesin dhe pritet nje sukses i mundshem i sportisteve tane, pasi jane disa shahiste qe kane arritur edhe me pare te fitojne turne edhe me te rendesishem nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›